9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Reagimi i Ministrisë së Jashtme Serbe: Heqja e banderolave nga qeveria e Kosovës, një akt provokues

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka reaguar ndaj heqjes së banderolave nga Qeveria e Kosovës, në të cilat shfaqeshin fotografitë e presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Daçiç theksoi se ky veprim rrezikon serbët në Kosovë, duke e lidhur me ndalimin e dinarit serb në këtë territor.

Daçiç argumentoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka një qëllim për të provuar diçka që sipas tij nuk ekziston, veçmas në lidhje me shtetësinë. Ai shprehu shqetësimin se kjo veprimtari do të shkaktojë eskalim të tensioneve në rajon.

Ministri i Jashtëm serb përmendi se ndërkombëtarët tolerojnë veprimet e Kosovës, ndërsa Serbia është e vendosur për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e saj. Ai gjithashtu bëri thirrje për një politikë të mençur që të kujdeset për interesat kombëtare, duke refuzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe pengimin e anëtarësimit të saj në OKB.

Situata në lidhje me Kosovën, sipas Daçiçit, është e turbullt dhe kërkohet një politikë që të sigurojë qëllimet kombëtare pa dëmtuar integritetin territorial të Serbisë.

“Ne kemi nevojë për një politikë të mençur që do të bazohet në faktin se ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk “do të lejojmë” anëtarësimin e saj në OKB, dhe në anën tjetër të kemi një politikë të mençur për t’i arritur të gjitha këto pa dëmtuar interesat kombëtare dhe unë mendoj se kjo është politika që do të udhëheqë qeveria jonë e ardhshme”, ka pretenduar Daçiç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...