23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Gjendet i pajetë një 44-vjeçar në Finiq, dyshohet se shkak është mbidoza e drogës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dhivër të Bashkisë Finiq, ku është gjetur i pajetë Nikolla Kiço, 44-vjeçar.

Informacionet tregojnë se dyshohet se viktima ishte përdorues droge dhe ishte kthyer nga Greqia dy muaj më parë.

Prej 2 muajsh ishte kthyer në fshatin e lindjes ku jetonte vetëm pas humbjes së të atit pak kohë më parë. Bashkëfshatarët e hasnin duke bërë punë të lehta në kopshtet e fshatit ndërsa nga bashkia konfirmohet se sapo kishte nisur të trajtohej me ndihmë ekonomike për shkak të situatës së vështirë dhe pa të ardhura.

44-vjeçari morri pjesë dje bashkë me një grup miqsh në një përkujtimore që u mbajt në fshat. Përgjatë ceremonisë u pa të ketë konsumuar sasi të lartë alkooli që më pas mesa duket është shoqëruar me një mbidozë kokaine.

Kiço u gjend në banesë pa jetë nga të njohurit, pasi nuk ju përgjigj për orë të tëra telefonatave. Policia po heton më tej për shkaqet e humbjes së jetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor , e Hënë, 15 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen energjikë dhe të vendosur. Është moment i mirë për të marrë iniciativa dhe për të çuar përpara projektet personale. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 15 Qershor 2026

0
Për 15 qershorin, vendi pritet të ketë mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë, tipik për mesin e muajit qershor. Dielli do të dominojë...

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...