23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Mbajti mbyllur në burgun me kamera familjen e tij, rrëfehet nëna e ekonomistit : ” Nuk pranonte mjekim”

Jetnor Zhaboli dhe bashkëshortja e tij, pas 15 vitesh të martesës, ballafaqohen me sfida të rënda pas shfaqjes së problemeve emocionale te 35-vjeçari.

Nëna e tij ka dëshmuar për Policinë e Tiranës, duke thënë se çifti ka pasur një martesë harmonike deri sa Jetnori ka filluar të shfaqë shqetësime mendore prej më shumë se një viti.

Dëshmia e nënës së Jetnorit tregon për ndikimin e problemeve emocionale tek djali dhe për përpjekjet e tyre për të siguruar mjekim. Megjithatë, raportohet se Jetnori ka refuzuar të pranojë ndihmë mjekësore.

Nëna thotë se shqetësimet e djalit janë deluzione të tij, duke ndikuar në marrëdhënien familjare dhe duke sjellë tensione në jetën e tyre të përditshme.

“Jetnori kur bëne debate shperthen per pese minuta, me pas ledhaton femijet, ato 5 minuta i ka si pasoje e faktit se thote se dëgjon zhurma nga muret sikur degjon zhurma nga muret gjë që nuk eshte e vertet, fik dritat e lënë shtepinë pa drita dhe rrine shtëpia pa drita. I ka kerkuar si nëne i eshte lutur te mjekohet, ështe pergjeruar por nuk bindet, ka probleme djali dhe duan ta ndihmojme por nuk degjon”, ka thënë më tej e ëma e të riut.

Në dëshmi del se nëna e Jetnor Zhabolit shqetësohet dhe për fatin e dy fëmijëve të tij. Ajo thotë se dyert e brendshme të shtëpisë kanë shumë brava të vendosura në to dhe askush nuk i ka çelësat përveç të birit. Në rast se bie zjarr në pallat apo shtëpi, pohon ajo, ka frikë se askush nuk do mund t’i shpëtojë dot sepse askush nuk ka çelësa.

Nëna e të arrestuarit ka thënë para oficerit ku ka dhënë deklarim, se i ka kërkuar dhe burrit të ndihmojnë djalin të marrë mjekim, por nuk e dëgjon njeri.

“I ka kerkuar burrit, ja ka kerkuar por nuk i degjon njeri, me shume i shkakton probleme dhe femijeve, janë trembur femijet. Kerkon ndihme. Jetnori nuk pranon ilaçet thote nuk jam i semurë, jam ne rregull, nuk i pranon ilaçet. Kjo situatë ne koken e tij ka nje vite dhe na kerkon ndihme, i ka kerkuar ndihme por asgje nuk po zgjidhim asgje dhe sot na ka mbyllur ne shtepi…”, vijon dëshmia e nënës

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Flamuri shqiptar dhe simboli i protestave shfaqen në Botëror”/ Pamjet nga Texas tërheqin vëmendjen...

0
Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjes së vlefshme për Kupën e Botës 2026 mes Netherlands national football team dhe Japan national...

“Shteti pa drejtësi nuk është shtet”/ Toni Gogu nga Berlini: Reforma në Drejtësi është...

0
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka theksuar rëndësinë e konsolidimit të Reformës në Drejtësi, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për forcimin e...

Studimi ngre alarmin: Dieta gjatë shtatzënisë mund të lidhet me rritjen e rrezikut për...

0
Rastet e autizmit janë rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit dhe shkencëtarët vijojnë të hetojnë faktorët që mund të ndikojnë në këtë fenomen. Një...

A po ngadalëson “Ozempic” plakjen? Studimi i ri zbulon efekt surprizues në ADN, por...

0
Një studim i ri i realizuar nga studiues të Universitetit të Kalifornisë në San Diego dhe institucione partnere në SHBA sugjeron se semaglutidi, përbërësi...

Horoskopi ditor , e Hënë, 15 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen energjikë dhe të vendosur. Është moment i mirë për të marrë iniciativa dhe për të çuar përpara projektet personale. Në...