10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Talat Xhaferi: Kryeministri i parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër në Maqedoninë e Veriut, bërthama e tij politike fillon në vitin 2002 me Bashkimin Demokratik për Integrim. Ai ka shërbyer si deputet, zëvendësministër i Mbrojtjes, ministër i Mbrojtjes dhe kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Gjuhët e tij përfshijnë shqipen, maqedonasen, serbinë, kroatishten dhe anglezinë. Xhaferi është njohur për ndikimin e tij në politikën e Maqedonisë së Veriut dhe ka pasuar një karrierë të pasur dhe angazhime të shumta ndërkombëtare.

Karrierën politike Talat Xhaferi e nisi në vitin 2002, pas përfundimit të luftës në Maqedoni, kur kandidohet për deputet në Kuvend nga radhët e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim.

Vitin e njëjtë zgjidhet edhe për deputet në Kuvend dhe koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, ndërsa mandatin e vet e përfundon më 24.12.2004 kur emërohet për zëvendësministër i Mbrojtjes, në të cilin funksion ka qenë deri në vitin 2006.

Në vitin 2008, përsëri zgjidhet deputet në Kuvend nga radhët e BDI-së, dhe gjatë mandatit të vet aktiv si deputet ka qenë anëtar i: Këshillit të Kanalit të Kuvendit, Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Komisionit të Financimit dhe Buxhetit, zëvendës-anëtar i: Komisionit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore dhe Komisionit të Çështjeve të Rregullores dhe Mandatit.

Ky mandat i Xhaferit karakterizohet edhe me aktivitete të shumta ndërkombëtare në cilësinë e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), në organizim të të cilit u realizua edhe Ros-Rot seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shkup.

Nëpërmjet Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Mbretërinë e Suedisë, Grupit Parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Austrisë, Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Bosnjës dhe Hercegovinës në rolin e anëtarit, Xhaferi ka pasur pjesëmarrje aktive edhe në bashkëpunimin bilateral të Kuvendit me parlamentet përkatëse.

Në vitin 2011, përsëri zgjidhet për deputet në Kuvend. Gjatë këtij mandati, Xhaferi e ktheu vëmendjen e opinionit kur me mbajtjen e fjalimeve të gjata, e bllokoi miratimin e Ligjit të atëhershëm kontestues për mbrojtësit.

Ky mandat i deputetit i përfundon më 18 shkurt 2013, kur emërohet për ministër i Mbrojtjes. Në një deklaratë për mediumet, gjatë pranim dorëzimit të funksionit të ministrit të Mbrojtjes, Xhaferi deklaroi se qëllimi i tij do të jetë “forcat e armatosura të bëhen simboli i bashkëjetesës, i tolerancës dhe respektimit të dallimeve”.

Në vitin 2016, për herën e pestë zgjidhet deputet në Kuvend, ndërsa në vitin 2017, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrja e kësaj pozite pasoi me ngjarjet më të errëta në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo ditë njihet edhe si “e enjtja e përgjakshme”, pasi gjatë procesit të votimit, në Kuvend u futën protestues të dhunshëm të cilët sulmuan deputetët dhe gazetarët.

Më 21 gusht 2020, pas mandatit të tij të gjashtë si deputet, përsëri e fiton besimin e shumicës të deputetëve të Kuvendit dhe zgjidhet kryetar i dhomës ligjvënëse.

Në mandatin e fundit, Xhaferi ka qenë kryetar i Komisionit të Çështjeve Kushtetuese, shef i Delegacionit të Kuvendit në Unionin Interparlamentar (UIP), shef i Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (AP PBEJL).

Talat Xhaferi flet gjuhën shqipe, maqedonase, serbe, kroate dhe angleze. Është i martuar me zonjën Mereme Xhaferi, baba i Barletit dhe Besianës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...