11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Sulm në kishën “Shën Maria” në Stamboll: Një person humbi jetën

Një sulm i armatosur ndodhi në kishën italiane “Shën Maria” në lagjen e Sar?yer të Stambollit gjatë shërbimit të së dielës. Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, konfirmoi se një person humbi jetën pas sulmit.
Sulmi ndodhi rreth orës 11.40 me orën lokale, kur dy persona të armatosur dhe me maska sulmuan kishën me armë automatike. Autorët e sulmit janë ende në kërkim dhe një hetim në shkallë të gjerë është nisur.
Zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, dënoi fuqishëm sulmin dhe njoftoi se forcat e sigurisë po kryejnë një hetim për ngjarjen.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të poshtër”, tha ai. CNN turk tha se autorët që kryen sulmin erdhën në kishë me armë automatike.

Lidhur me sulmin, zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik tha:

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj një qytetari tonë gjatë shërbimit në kishën Santa Maria në Sar?yer, Stamboll. Forcat tona të sigurisë po kryejnë një hetim në shkallë të gjerë për këtë çështje. Ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...