30.7 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

E-Albania ndërpret shërbimet për rregullime dhe përmirësime teknologjike

Platforma e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit për një periudhë dy ditore, njofton një komunikatë zyrtare. Shërbimet do të rikthehen me datë 4 shkurt pas rregullimeve dhe optimizimit të shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse.

Në një njoftim të publikuar, qytetarët dhe bizneset informohen se nga data 2 shkurt, ora 20:00 deri më datë 4 shkurt, ora 10:00, e-Albania do të jetë jashtë funksionit. Pas kësaj periudhe, shërbimet online do të rikthehen, por procesi i identifikimit në platformë do të përfshijë edhe vendosjen e një kodi 6-shifror në numrin e telefonit të përdoruesit, përveç kredencialeve të zakonshme (NID/NIPT dhe fjalëkalimi).

Kjo ndërprerje e përkohshme synon të përmirësojë eksperiencën dhe efikasitetin e shërbimeve në e-Albania.

“Në kuadër të optimizimit të shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, bëjmë me dije qytetarëve dhe bizneseve se nga dita e premte më datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel më datë 4 shkurt ora 10:00 shërbimet që ofrohen në e-Albania di të jenë përkohësisht jashtë funksionit.
Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset se me rikthimin e shërbimeve online, identifikimi në e-Albania në vijim do të kryhet duke vendosur përveç kredenciale tuaja (NID/NIPT dhe fjalëkalimin) edhe kodin 6 shifror në numrin tuaj të telefonit në çdo rast identifikimi apo ndryshimi fjalëkalimi”, sqarohet në njoftimin e publikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...