9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Ambasadori Amerikan nënvizon normalizimin, më marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka theksuar të enjten se Marrëveshja e Ohrit nuk synon njohjen, por normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja e Ohrit, e arritur vitin e kaluar, parasheh njohjen e simboleve shtetërore të Kosovës nga Serbia, moskundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe respektimin reciprok të integritetit territorial dhe sovranitetit. Hill thotë se Serbia ka përmbushur një pjesë të mirë të marrëveshjes dhe shton se gjetja e mënyrës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është sfida kryesore.

“Serbia dhe serbët në Kosovë para së gjithash kujdesen për arsimin dhe kujdesin shëndetësor”, dhe se “përmes Asociacionit ata kanë të drejtë për këtë”.

Ambasadori amerikan thekson se qëllimi i Marrëveshjes së Ohrit është normalizimi i marrëdhënieve, duke e bërë që njerëzit të mendojnë për rritjen e cilësisë së jetës së tyre në vend të politikës kur kalojnë kufirin.

Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Hill vlerëson se Serbia ka të drejtë për një strukturë të tillë dhe thekson se nuk ka ngjashmëri me Bosnjë e Hercegovinën, siç e shohin disa në Kosovë.

Ambasadori gjithashtu vlerëson se Serbia dhe serbët në Kosovë kujdesen për arsimin dhe shëndetësinë, duke argumentuar se përmes Asociacionit kanë të drejtë për këto nevoja.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve e obligon Kosovën të themelojë Asociacionin, duke u mundësuar serbëve një nivel të vetëmenaxhimit. Edhe pse Serbia nuk e nënshkroi aneksin për zbatimin e marrëveshjes, BE-ja vlerëson se është e detyrueshme për të dyja palët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...