Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente. Herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara shirat do të jenë në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të Shqipërisë.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme skajin veri-veriperëndimor.