Një shqiptar, i njohur me pseudonimin C9, ka humbur pasaportën britanike pasi akuzohet se ishte organizatori i një operacioni të gjerë të kontrabandës së emigrantëve në Kanalin Anglez. Ai, i cili më parë kishte fituar nënshtetësinë britanike, akuzohet për pastrim parash, trafik droge, posedim armësh zjarri dhe organizim të një rrjeti kontrabandues emigrantësh. C9 hyri në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999 dhe më pas fitoi nënshtetësinë britanike.
Akuzohet se ai ndryshoi strategjinë e tij gjatë pandemisë COVID-19, duke përdorur varka të vogla për të transportuar emigrantë nëpër Kanalin Anglez. Autoritetet britanike revokuan pasaportën e tij në vitin 2020, duke e përmendur si ndihmesë për veprimtarinë kriminale.
C9 u akuzua në vitin 2020 për pastrim parash, trafik droge, posedim armësh zjarri dhe organizim të një rrjeti kontrabandues emigrantësh.
Fillimisht ai kalonte në MB emigrantë në mënyrë të paligjshme, duke i futur nëpër kamionë.
Me ardhjen e pandemisë COVID-19 që përfshiu globin, C9 dyshohet se ndryshoi strategjinë e tij, duke u kthyer tek varka të vogla për të transportuar emigrantët nëpër kanalin anglez.
Në vitin 2020, Sekretari i Brendshëm revokoi pasaportën britanike të C9, duke përmendur statusin e tij si një ndihmesë për shqiptarin përgjatë veprimtarisë së tij kriminale.
Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC) la në fuqi këtë vendim në janar 2023.
Ky vendim krijon një precedent, duke shënuar herën e parë që dikush humbet nënshtetësinë britanike për shkak të akuzave për kontrabandë emigrantësh.
Sipas medive, pavarësisht provave kundër tij, C9 pohon pafajësinë e tij, duke këmbëngulur se ai është thjesht një punëtor ndërtimi, pavarësisht se posedon një Bentley me vlerë 200,000 £.
Gruaja dhe fëmijët e tij, të gjithë shtetas britanikë, tani përballen me një të ardhme të pasigurt.
Rasti i tij nënvizon masat në rritje që vendet janë të gatshme të marrin për të luftuar imigracionin e paligjshëm, edhe nëse kjo nënkupton heqjen e shtetësisë së individëve të fituar me vështirësi.