17.5 C
Tiranë
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Itali/ Burri djeg gruan dhe mbyt me zinxhir 2 djemtë ‘Ishin të pushtuar nga djalli’

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Altavilla Milicia të Palermos, ku një burrë 54-vjeçar, Giovanni Barreca, ka masakruar bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, 16 vjeç dhe 5 vjeç. Krimi është zbuluar kur burri ka telefonuar policinë për të rrëfyer ngjarjen, pas 36 orësh nga kryerja e këtij akti të tmerrshëm.

Barreca pretendon se ka kryer krimin pasi familja ishte, sipas tij, ‘pushtuar’ nga djalli. Gruaja është djegur dhe e varrosur, ndërsa dy djemtë janë mbytur me zinxhir. Një vajzë 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë nga ky masakër. Burrin e gjetën në gjëndje shoku nga mjekët e ambulancës. Autoritetet italiane janë duke hetuar ngjarjen për të zbuluar motive të mundshme dhe për të marrë masa ligjore kundër autorit të këtij krimi të tmerrshëm.

E gjitha ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 03:00 kur ka telefonuar policinë për të thënë se kishte vrarë gruan dhe fëmijët. Ishte i bindur – ka thënë që ‘i kishte marrë djalli’ dhe se ai kishte për detyrë ta zhdukte atë prani demoniake me çdo kusht.

Kur policia shkoi në Casteldaccia, jo shumë larg, Altavilla Milicia (Palermo) ku familja kishte banesën i tha që e kishte vrarë gruan por trupin e saj nuk do e gjenin në banesë. Ndërkohë në banesë kanë gjetur trupat e dy fëmijëve, të dy të mbytur nga i ati. Pranë më të madhit, Kevin, kishte edhe zinxhirin e përdorur për ta mbytur.

Trupi i pajetë i gruas, Antonella është gjetur e karbonizuar rreth orës 14:00 pas disa orësh kërkimi, në buzë të kopshtit që rrethon shtëpinë.

Dyshohet se 54 vjeçari nuk ka vepruar i vetëm. Një çift që ai e njihte në Palermo mendohet se është përfshirë në vrasje prandaj policia po i merr në pyetje. Edhe ata janë besimtarë fanatikë të cilët dyshohet se mund të kenë frymëzues të masakrës.

Giovanni Barreca dhe gruaja e tij i përkisnin komunitetit evangjelist të Altavilla Milicia, të cilin e kishin ndjekur deri në 2020, kohën e pandemisë. Më pas pastori i kishës thotë se nuk i kishte parë më. Me sa duket Barreca i ishte afruar, nëpërmjet rrjeteve sociale, Roberto Amatulli, një pastor i vetëshpallur ungjillor, shërues dhe parukier ekzorcist nga Bari, i cili pretendonte se ishte në gjendje të largonte djallin.

​Qartazi vuante nga një shqetësim i thellë psikologjik, për të cilin ende nuk është e qartë nëse ndiqej nga një specialist, ndërsa muratori nga Altavilla ishte bërë një fanatik ekstrimist. Kudo – thonë ata që e njihnin – ai shihte praninë e djallit dhe efektet e tij. Dhe ai, si “ushtar i Zotit”, siç e përkufizon veten në profilet e tij sociale, i braktisur apo i mbyllur për të paktën pesë vjet, ishte i bindur se kishte për detyrë “të luftonte për mbretërinë e Zotit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT