27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Shqipëria në planifikim të fortë për Europianin, mundësi për miqësore me Kilin

Shqipëria e ka siguruar kualifikimin në Europianin e Gjermanisë dhe tani po mendon për finalet e saj, ku siç dihet goglat i kanë rezervuar një short shumë të vështirë, ku përplaset me skuadra që pretendojnë trofeun si Italia, Spanja dhe Kroacia. Madje, grupi B konsiderohet edhe si grupi “zjarr” i këtij Europiani. Ndërkohë, trajneri Silvinjo ka dalë në terren për të inspektuar lojtarët, për të parë formën e tyre dhe shanset që kanë për të qenë në përfaqësuese. Ai ka shkuar në disa vende duke parë veteranët, pro edhe duke ndjekur disa të rinj premtues, sikurse është Brahan Gruda që luan për Maincin në Gjermani. Ndërkohë, nga FSHF vijnë lajme se Shqipëria, krahas Suedisë, mund të luajë në mars me Kilin, skuadër cilësore nga Amerika e Jugut. Ende nuk është zyrtarizuar si miqësore, por gjasat janë të mëdha dhe po punohet drejt një zyrtarizimi, ndeshje që me shumë gjasë do të zhvillohet në Europë. Situata me kuqezinjtë në tërësi duket premtuese.

Miqësore me Kilin

Një kundërshtar nga Amerika Latine për Kombëtaren Shqiptare në muajin mars. Mësohet se kuqezinjtë e Silvinjos do të përballen me skuadrën e Kilit, me shumë gjasa më 22 mars, 3 ditë para miqësores tjetër ndaj Suedisë, e planifikuar për t’u zhvilluar në Stokholm më 25 mars. Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo kiliane kanë rënë parimisht dakord për miqësoren, teksa janë duke u diskutuar detajet e fundit para se të firmoset marrëveshja dhe të vijë zyrtarizimi. Kili do të grumbullohet pikërisht në Europë në muajin mars, pasi më datën 26 ka planifikuar një miqësore me Francën dhe opsioni i përballjes me Shqipërinë e Silvinjos është më se i përshtatshëm për amerikano-jugorët. FSHF mësohet se po këmbëngul që miqësorja të zhvillohet në “Air Albania”, ndryshe nga Kili që preferon një stadium neutral në Europë, megjithatë gjasat janë që palët në gjejnë gjuhën e përbashkët edhe në këtë pikë. Vlen të theksohet se Kili është një skuadër me histori në Amerikën Latine, pasi ka fituar dy herë Copa Amerika-n dhe gjithashtu ka marrë pjesë shpesh në kampionatet Botërorë të futbollit. Në përfaqësuesen kiliane aktualisht luajnë futbollistë si Sançez, Medel, Pulgar, Brereton etj, teksa pjesa më e madhe e lojtarëve aktivizohen në klube amerikano-latine. Në pritje të zyrtarizimit të këtij testi miqësor, duket se Kili dhe Suedia do të jenë dy kundërshtarët e Shqipërisë në mars, me trajnerin Silvinjo që do të ketë mundësi të monitorojë nga afër formën e futbollistëve të tij.

Brajan Gruda në planet e Silvinjos për në Europian

Brajan Gruda është dëshira e madhe e kombëtares shqiptare të futbollit. Sulmuesi që luan edhe në krah si i avancuar vlen 9 milionë euro dhe prej dy sezonesh është pjesë e ekipit të parë të Mainz në Bundesligë. 19-vjeçari i vitlindjes 2004 tanimë është në planet e Kombëtares. Më pak se dy javë më parë vetë trajneri Silvinjo me stafin e tij udhëtuan drejt Gjermanisë dhe ndoqën ndeshjen mes Frankfurt dhe Mainz, me Grudën që ishte në tribunë për shkak dëmtimi. Ky udhëtim nuk ka mbetur pa u vënë re, me Silvinjon që i ka dërguar një mesazh të qartë Grudës se e dëshiron në ekip. Në 838 minutat e këtij sezoni në elitën e Gjermanisë, Gruda ka shënuar një gol në 17 ndeshje dhe është “asi” i ekipit për të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...