12.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Reali i Madridit dhe Mançester Siti bëjnë një hap drejt çerekfinaleve

Liga e Kampioneve u rikthye mbrëmë në fushë, me duele interesante të 1/8 e finales, dhe me dy skuadra që në fakt janë pretendente për trofeun më të madh europian për klube, Mançester Siti kampion në fuqi dhe Reali i Madridit fituesi i më shumë trofeve të UEFA Champions League. Mançester Siti i trajnerit Pep Guardiola luajti mbrëmë në transfertë përballë Kopenhagenit të Danimarkës.

Në fakt, që kur u hodh shorti, analistët konstatuan se Siti pati fat me goglat, nisur nga niveli më i dobët i kundërshtarit. Anglezët e futën ndeshjen në shinat e duhura e në favor të tyre që në minutën e 10-të, ku Kevin de Bryjn shënoi pas asistimit të Foden. Ky gol konfirmoi ambicien dhe përkushtimin e Sitit për të mos i lënë asgjë rastësisë. Dominimit të Sitit iu përgjigjën danezët, të cilët në minutën e 34-të arritën të barazojnë shifrat 1-1 me anë të Matsonit. Por entuziazmi i danezëve do të zgjaste diçka më shumë se 10 minuta, pasi në sekondat e fundit të pjesës së parë, Bernardo Silva do të shndërronte në gol pasimin e De Bryjnit, duke e kaluar sërish Sitin në avantazh.

Pra pjesa e parë mbyllet 2-1 në favor të ekipit anglez. Në pjesën e dytë Siti mendoi si të menaxhonte rezultatin, kurse danezët, pavarësisht përpjekjeve të shtuara të tyre në sulm, nu kia dolën të gjenin rrugën e rrjetës. Madje, anglezët shënuan edhe golin e tretë me anë të Foden. Për pasojë, fitues doli Mançester Siti, me rezultatin 3-1, duke hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinale.

Ndeshja tjetër e luajtur mbrëmë në Gjermani midis Leipzigut dhe Realit të Madridit dhuroi jo pak emocione. Ishte një ndeshje e vështirë për të dy ekipet, nisur dhe nga cilësia e mbrojtjeve respektive, por eksperienca e Realit u hap probleme kundërshtarëve në këtë format të UEFA-s. Ky duel pati një shfaqje gati të barabartë të skuadrave, ku grupet u mbrojtën me kujdes dhe synuan të gjejnë zbuluar kundërshtarin në kundërsulm. Reali pati një dominim të lehtë në mbajtjen e topit, kurse Leipzigu më shumë agresivitet në goditjet drejt portës. Gjithsesi, pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.

Në pjesën e dytë Reali u tregua i shpejtë që në aksionin e parë sulmues. Karvajal shërbeu për Brahim Diaz që shëni golin e parë për madrilenët. Ky gol i dha qetësi skuadrës së Ançelotit, që diti të menaxhojë presionin e gjermanëve minutë pas minute. Në fakt, emocionet e shoqëruan këtë takim gjer në minutën e fundit, por Reali doli i fituar 1-0 dhe hedh një hap drejt çerekfinales. Sot në mbrëmje do të luhen dy duele të tjera në Champions League, ku Lacio pret Bajernin e Mynihut, kurse Paris San Zhermen pret Real Sociedad, ku padyshim gjermanët dhe francezët janë favoritë për të shkuar më tej.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...