23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Eksperti Karamuço zbërthen detajet e vrasjes që ndezën hasmërinë mes bandave në Tiranë

Saga e hasmërisë vijon me një ngjarje të 2 korrikut të vitit 1997.

Naim Zyberi së bashku me Franc Konomin dhe Ymer Maçin shkojnë në shtëpinë e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes. Ai njihej si një prej të fortëve të kohës.

“Emblema e lagjes njeriu më i fortë ka qenë ushtar në kufi, kapi një diversantë pastaj e sollën me leje në Tiranë mori dekoratë për trimëri, bënte paralele çdo ditë me peshëngritësin Dhima ishin bashkë”– u shpreh profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Thuhet se atë ditë Rama ndodhej në banesë por nuk doli vetë për të hapur derën por dërgoi një prej njerëzve që ndodhej me të. Personi që doli ishte Artur Grori, biznesmen i njohur që kishte në pronësi një Restorant mjaft të frekuentuar në krah të Presidencës.

Zyberi, i kërkoi Grorit të takohej me Fatmir Ramën, por ai i tha se nuk ndodhej në banesë. Naimi Zyberi largohet drejt makinës së tij por ndërron mendje dhe kthehet sërish ku në derë rishfaqet Artur Grori.

Me tone të larta Zyberi i kërkon që të thërras menjëherë Mirin e Xhikes por Grori i përsërit se nuk ndodhej aty. Naim Zyberi nxjerr armën dhe e qëllon në zemër duke e lënë të vdekur te pragu i shtëpisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...