27.3 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Kemi humbur nga lufta e egër brenda PD”, Bardhi flet pas bashkimit me Berishën

‘Juda’ i Lulzim Bashës, Gazmend Bardhi tha në një studio televizive se ai e ka humbur betejën ndaj ish-kryeministrit Berisha. Ai tha se të gjithë demokratët bënë një luftë të egër brenda Partisë Demokratike, e cila duke e parë tani ka qenë e gabuar, por ka qenë për shkak të besimit që kishin se duhet të ndiqnin një rrugë tjetër.

U vu në pikëpyetje ekzistenca e Partisë Demokratike, në politik ka një kohë për të bërë betejë në gjërat që ti beson, ka një kohë për të reflektuar dhe për të parë rezultatin e kësaj beteje dhe ka një kohë për të marrë vendime. Ajo që ka ndodhur me mua dhe me kolegët e mi, është ekzaktësisht kjo. Ne kemi bërë betejë sepse mendonim se është një rrugë.

Besoja se interesi më i mirë i demokratëve ishte një rrugë tjetër. Për këtë bëra betejë dy vite. Ka ndryshuar strategjia kur shikoj se nga beteja ime dhe nga beteja e grupeve të tjera, po tentohet të dobësohet Partia Demokratike.

Ti duhet të bësh një zgjedhje në varësi të rrethanave. Ne të gjithë kemi bërë gabim i hymë një rruge për shkak të besimit që kishim. Unë kam kërkuar ndjesë dhe nuk kam asnjë kompleks. Unë e kam humbur atë betejë. Të gjithë ne kemi gabuar nga lufta e egër brenda Partisë Demokratike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...