31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Greqi/ 39-vjeçari shqiptar vret gruan, i dehur nxjerr armën dhe e qëllon në kokë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 39-vjeçar shqiptar, Gentian Mino, ka vrarë gruan e tij rumune, Jana Bajan, 29 vjeç. Vrasja është ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës.

Sipas mediave greke, Gentian Mino dyshohet se ishte i dehur në momentin kur ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas së tij, e cila fatkeqësisht humbi jetën.

Ai u ka thënë autoriteteve se pasi ishte kthyer në banesë kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe qëllloi dy herë mbi të. Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, Gentian Mino ka telefonuar vetë policinë duke i treguar për aktin e rëndë dhe më pas është arrestuar. Ai rezulton i njohur për autoritetet pasi ka një precedent penal për trafik dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...