25.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Plas arma në Tiranë, fqinjët sherr për vendosjen e pengesave të makinave në rrugë

Sot, në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, u regjistruan të shtëna me armë zjarri, ku autorë i identifikuar është Amarildo Kamberi (Kuçi), i dyshuar për plagosjen e fqinjit të tij Xhevahir Kolaveri, 47 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.

Konflikti mes tyre ka nisur pas vendosjes së disa pengesave në rrugë për të bllokuar kalimin e mjeteve.

Grindja fillimisht nisi verbale dhe më pas u shndërrua në përleshje fizike, ku njëri prej tyre mori armën dhe qëlloi në drejtim të fqinjit të tij.

Autoritetet policore po kryejnë hetimet për kapjen e autorit të dyshuar dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT