31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

“Shpalli ditë zie për ata që e kryen sulmin”, Rama nga Mynihu kritika për Vuçiç

Nga Mynihu, kryeministri Edi Rama shprehu kritikat ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për vendimin e tij për të shpallur gjendje të zi pas sulmit në Banjskë. Rama u ndal në rëndësinë e zgjedhjes së vendit të tij për integrim në Evropë dhe ndikimin e kësaj zgjedhjeje në qëndrimin ndaj ngjarjeve të tilla. Ai theksoi se shqiptarët, në të shkuarën, nuk kishin mundur të zgjidhnin, ndaj pasi që kishin mundësi, thanë “E duam Shqipërinë si gjithë Evropën”. Megjithatë, ai shprehu nevojën për të mos i shfrytëzuar këto rrethana si justifikim për mosbërjen e detyrave të shtëpisë, duke përmendur se edhe nëse dikush tjetër bën veprime të kundërta me parimet e tyre, kjo nuk duhet të pengojë realizimin e detyrave. Rama shprehu se Serbia ka dështuar në përfundim të punës së saj jo vetëm atë ditë që ndodhi sulmi në Banjskë, por edhe pasojat e vendimit të presidentit Vuçiç për të shpallur ditë të zi për sulmin.

“Unë besoj se ka një gjë thelbësore që nuk duhet harruar, sidomos nga ana jonë. Pra nga ana e vendeve që kanë bërë zgjedhjen, sepse askush sinqerisht s’na ka detyruar që të vendosim se ku të pozicionohemi. Shqiptarët veçanërisht s’kanë patur shansin të zgjedhin për shekujt të tërë dhe ditën e parë që mundën të bërtisnin atë që donin, thanë “E duam Shqipërinë si gjithë Europën”, ky ishte slogani”, tha Rama.“Jo, tani duam Evropën si Shqipëria, por kjo është temë tjetër. Ne kemi zgjedhur. Për mua nuk është kurrë kjo një justifikim për të mos bërë detyrat e shtëpisë, në qoftë se dikush tjetër, bënë gjëra që të cilat sigurisht nuk janë aspak pjesë e apo në kuadër të botës që ne duam, dhe ku duam të jetojmë dhe që natyrisht janë në kundërshti me zgjedhjen tonë. Serbia vërtetë e ka prishur punën jo atë ditë që ndodhi Banjska, por të nesërmen, kur presidenti Vuçiç e shpalli ditë zie për ata që e kryen sulmin”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...