25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Analiza e BIRN/ Socialistët fitojnë zgjedhjet me ndihmën e ndryshimeve kushtetuese

Partia Socialiste fitoi një mandat të tretë dhe të paprecedent në zgjedhjet e së dielës duke marrë afërsisht të njëjtën sasi votash me vitin 2017 ndërsa garimi i ndarë i PD dhe LSI i solli atyre mandate të humbura në disa fushëbeteja kyçe.

Deri mëngjesin e së martës janë numëruar rreth 90% e kutive të votimit ndërsa numërimi ka qenë veçanërisht i ngadaltë në Tiranë ku mbeten ende 28% e kutive për t’u numëruar, si dhe në Durrës, ku socialistët duket se nuk e arritën dot objektivin e tyre për një mandat të tetë të mbrojtur personalisht nga Edi Rama.

Socialistët duket se po fitojnë gati 49% të votave në rang kombëtar si dhe 72-73 mandate parlamentare, me një rritje prej 1.2% në krahasim me katër vjet më parë, kur 47.5% të votave i mjaftuan të fitojë 74 mandate.

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve pasi votat e saj u përgjysmuan në krahasim me katër vjet më parë dhe numri i mandateve të fituara ra me tre të katërtat. Sipas rezultatit të përkohshëm të mëngjesit të së martës, kjo parti ka fituar 7% të votave dhe 5 deri në 6 mandate, nga 14% të votave katër vjet më parë dhe 19 mandate.

Partia Demokratike në opozitë dhe aleatët e saj më të vegjël, të cilët garuan në të njëjtën listë deputetësh, pritet të marrë rreth 39% të votave, një rritje dramatike në krahasim me 28% të marra në vitin 2017, por të pamjaftueshme për të kompensuar rënien dramatike të LSI. PD dhe LSI së bashku rezulton se kanë marrë 46.3% të votave, nga 47% që kishin sëbashku katër vjet më parë. Partia Demokratike, e cila bashkë me LSI kthehen në parlament pas dy vjetësh braktisjeje, pritet të ketë 59-60 mandate.

Pjesëmarrja në zgjedhje vijon të mbetet një mister dhe dështim i administrimit zgjedhor. Ndërsa 90% e kutive janë numëruar deri mëngjesin e së martës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është në gjendje të raportojë se sa ishte pjesëmarrja e përgjithshme në votime. Shifra e fundit e publikuar i përket ditës së zgjedhjeve dhe përbëhet nga raportimet e vetëm 12% të qendrave të votimit.

Fituesi surprizë i zgjedhjeve të së dielës duket se është Partia Socialdemokrate e Tom Doshit. Kjo parti ka fituar deri tani 30 mijë vota ose 2.2%, nga të cilat, 16 mijë i ka fituar në Shkodër dhe 9,700 në Tiranë, gjë që sugjeron se ka fituar dy deri në tre mandate. Por socialistët duket se kanë fituar mandatet e nevojshme për të krijuar maxhorancën qeverisëse më vete pa ndihmën e Doshit, i cili dukej se mund të fitonte pozicionin e përcaktuesit të maxhorancës “kingmaker”.

Socialistët morën mandate shtesë në Elbasan e Berat në krahasim me katër vjet më parë ndërsa humbën mandat në Lezhë, Shkodër e Durrës. Mandati shtesë në Elbasan u mor nga elementët lokalë që më 2017 garuan në emër të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe që ka gjasa do të jetë mandati më i debatueshëm i socialistëve për shkak të angazhimit të aluduar të elementëve të krimit të organizuar në zgjedhje. Mandati i në Berat, u mor nga LSI.

Demokratët duket se morën mandate shtesë në shumë qarqe të vendit, përfshirë bastionin tradicional socialist të Fierit por këto mandate ishin fituar katër vjet më parë kryesisht nga LSI dhe PDIU.

Garimi më vete i PD dhe LSI në këto zgjedhje pas ndryshimeve kushtetuese të njëanshme të ndërmarra nga Edi Rama i shkaktoi humbje në mandat në Gjirokastër, ku LSI nuk arriti të rimarrë mandatin e Vangjel Tavos.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...