25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Edhe 7% e kutive të numërimit pa u kalkuluar/ PS kalon në 74 deputetë

Teksa kanë ngelur më pak se 7% e kutive të numërimit pa u kalkuluar, socialistët vijojnë të udhëheqin në rang kombëtar me 74 mandate. Aktualisht ka përfunduar numërimi i votave në 10 qarqe, ndërsa tashmë sytë janë nga Tirana dhe Durrësi. Konkretisht mbeten për t’u numëruar rreth 60 kuti në Durrës dhe 250 kuti në Tiranë.

Socialistët kanë arritur të shtojnë një mandat që prej orëve të mëngjesit, duke marrë një mandat të tetë në qarkun e Durrësit. Gjithsesi diferenca është mjaft e ngushtë, ku PS dhe LSI ndahen nga rreth 60 vota në një kufi mes Elona Gurit dhe Edi Ramës.

Aktualisht në Tiranë PS kryeson me 18 mandate, ndjekur nga Partia Demokratike me 15 mandate. LSI ka dy mandate ndërsa PSD një mandat.

Kukësi është qarku që ka mbyllur i pari numërimin ku demokratët morën 2 mandate, ndërsa PS vetëm një mandat. Edhe Shkodra, ka sjellë epërsi të demokratëve me 5 mandate. PS ka marrë tre mandate në kryeqendrën e veriut. Surprizë ka qenë PSD me dy mandate, duke lënë pas edhe LSI që ka marrë vetëm një mandat.

Lezha ka sjellë përparësi të demokratëve me 4 mandate, ndërsa socialistët kanë marrë tre mandate. Në Dibër, epërsia e PS ka zgjatur vetëm pak orë, pasi pasditen e djeshme demokratët arritën në avantazhin e ngushtë duke bërë që mandatet të ndahen në 3 për PD dhe 2 për PS.

Elbasani ka shumicë për PS me 8 mandate, PD ka arritur të fitojë 6 mandate, ndërsa LSI nuk ka marrë asnjë mandat pavarësisht se në listë kishte edhe Monika Kryemadhin. Diferencë e ngushtë në Korçë, ku socialistët kanë marrë 6 mandate, ndërsa PD ka arritur të sigurojë 5 mandate.

Në Berat PS ka marrë 5 mandate, duke siguruar edhe vendin e Blendi Klosit në Kuvend i cili ishte renditur në vijën e zjarrit, ndërsa PD ka marrë dy mandate. Pa asnjë mandat ka mbetur LSI e cila kishte në listat e saj dy emra të njohur të partisë, Ardit Çela dhe Lefter Maliqi.

Gjirokastra i ka dhënë 3 mandate socialistëve ndërsa PD ka marrë vetëm një mandat. Në Vlorë socialistët kanë marrë 8 mandate, duke siguruar vendin e fundit të kryeministrit Edi Rama, PD 1 mandat ndërsa partitë e tjera nuk kanë marrë asnjë mandat.

Ndërkohë Fieri i ka dhënë 9 mandate socialistëve duke siguruar edhe vendin në Kuvend të Gramoz Ruçit, i cili pavarësisht se është i 10-ti në listë, pas ndarjes nga jeta të Bashkim Finos, arrin të marrë mandatin e 9 të PS në këtë qark. Në Fier, PD ka siguruar 6 mandate, ndërsa LSI një mandat. Me ndarjen e deritanishme të mandateve, mbetet për t’u sqaruar edhe pozita e krerëve të partive që kanë kandiduar në më shumë se një qark.

Gjikunuri deklaroi në daljen e tij për mediat, se kryeministri Edi Rama do të jetë deputet në Vlorë duke lënë të nënkuptuar se ai ka bërë zgjedhjen e tij. Ndërsa Kryemadhi e cila kandidonte në Fier, Tiranë dhe Elbasan, do duhet të zgjedhë mes dy të parave pasi kjo e fundit nuk ka i ka dhënë asnjë mandat partisë së saj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...