34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Tragjedi në Gjakovë: Vajza 4-vjeçare humb jetën pas rrahjes barbare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën. Policia ka hapur hetimet për vdekjen e saj, pasi dyshohet se u rrah barbarisht.

Ditë më parë, Arjana Hajra nga Gjakova, së bashku me të bijën, kishin vendosur t’i bënin një vizitë vëllait të saj, me ç’rast të bijën e kishte lënë jashtë për të luajtur me fëmijë. Më pas, atë e ka gjetur të shtrirë në tokë. Sipas Hajrës, vajza i kishte thënë se e kishin rrahur fëmijët e familjarëve që kishin shkuar t’i vizitonin.

E mora çikën, filloi me kajt. I thashë çka ki, më tha ma ka hi Jakupi me dërras qitu dhe djali i Sabijes mka rreh krejt. As ajo s’mkallxoj bash mirë. Tu ardh nuk mujke me ec, ‘oj mam zemra po m’dhemb’, e morra në shpi e tash si me fjalë mo e morra ajo veç kajke”, ka thënë Hajra.

Më tej ajo thotë se e mitura nuk kishte forcë për të qëndruar në këmbë dhe ka pasur mavijosje në fundshpinë e ënjtje në gjoks. Pasi e ka dërguar në Spitalin e Gjakovës, mjekët i kanë konfirmuar se vajza kishte lëndime të rënda në kokë e në gjoks. Pas përkeqësimit të gjendjes, katërvjeçarja është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Por nëna e saj pretendon e asaj iu dha një shkak tjetër, që për fat të keq, rezultoi me vdekjen e saj.

N’gjysë nate m’ka thirr doktorica me hy n’sallë, ku ka qenë çika. Kom hy kom nejt me çik dhe erdh doktorica po ma bën, oj zojë nuk e ka prej t’rrehnit, ka infeksion të madh. I ka shpërthy gjakderdhja prej infeksionit të madh”, ka shtuar ajo.

Shkakun e vdekjes nga një infeksion, e përmend edhe Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, por ai nuk ka kthyer përgjigje kur është pyetur nëse 4-vjeçarja kishte shenja të dhunës në trup. Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, nuk kanë thënë më shumë për rastin sesa thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës derisa nuk kanë dhënë përgjigje për intervistimin e të dyshuarve për rrahjen e të miturës. Njësoj kanë vepruar edhe nga Prokuroria.

Ju njoftojmë se është iniciuar rast i hetimit të vdekjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në koordinim me policinë janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, ka thënë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Nëna e të ndjerës ka thënë që vëllau i saj ka mohuar që i biri ka rrahur të miturën, teksa ai është intervistuar nga Policia e Kosovës. Dritë mbi rastin që është cilësuar si “hetim i vdekjes”, pritet të hedhë raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ishte dërguar trupi për ekspertizë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...