18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Operacioni antidrogë: Shtatë Shqiptarë arrestohen në Itali për trafik droge

Shtatë shqiptarë janë arrestuar për trafik droge në Itali gjatë një operacioni të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë së Firences. Operacioni u zhvillua midis provincave të Firences dhe Pratos.

Në kuadër të këtij operacioni, më 5 shkurt, u ekzekutuan 78 masa të tjera sigurie, prej tyre 70 arrest në burg dhe 8 në arrest shtëpie. Të arrestuarit përkasin organizatave të trafikut të drogës që veprojnë mes Italisë, Shqipërisë, Holandës, Spanjës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Zvicrës, raporton ANSA.

Shtatë personat e arrestuar sot janë të gjithë me kombësi shqiptare, njësoj si pjesa më e madhe e personave të arrestuar në fillim të muajit. Hetimet që çuan në goditjen e rrjetit të gjerë të trafikut ndërkombëtar të drogës nisi nga sekuestrimi i 2 kilogramë marijuanë. U hetua një person “i shkëputur nga organizata” i cili së bashku me bashkatdhetarët e tjerë të vendosur në Shqipëri, vijuan aktivitetin e importimit dhe tregtimit të kokainës, hashashit dhe marijuanës, të pavarur, nga viti 2018 deri në verën e vitit 2022.

Droga, në sasi të mëdha, u transportua në kamionë të kompanive të transportit zyrtarisht të rregullt, të modifikuar në mënyrë të përshtatshme për të fshehur drogën.

Për hetimet u ngrit një ekip i përbashkët mes policisë shqiptare, të koordinuar nga Dia e Firences dhe Prokuroria Speciale e Tiranës, SPAK, e specializuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...