34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Vendosi tritolin biznesit në Sarandë, atentatorit i shkon huq

Një gjetje e shqetësueshme në dyqanin e një avokati në Sarandë: Eksploziv i gjetur, por nuk shpërtheu

Në dyqanin në pronësi të një avokati në Sarandë është gjetur një sasi eksplozivi. Tritoli ishte vendosur në dyqanin ‘Alexandra Event’, në pronësi të avokatit Ilia Thanasi.

Lënda plasëse, siç shihet edhe nga pamjet nuk ka shpërthyer. Policia rrethoi zonën dhe forcat xheniere larguan eksplozivin.

Autori duket se është treguar i kujdesshëm që mos të fiksohej nga kamerat, pasi para vendosjes së lëndës plasëse ka ulur automatin me qëllim që të mos kapej nga kamerat. Më pas ai ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar. Por, duket se plani nuk i ka shkuar siç duhet, pasi tritoli nuk ka shpërthyer. Në foton më poshtë dallohet që fitili është ndezur, por lënda plasëse nuk ka shpërthyer.

Dyqani ‘Alexandra Events’ shërben për shitjen e luleve, organizimin e festave apo eventeve në qytetin bregdetar të Sarandës. Dyqani menaxhohet nga Aleksanda Thanasi, gruaja e avokatit. Ndërkohë, ajo është shoqëruar nga Policia për të dhënë dëshminë e saj.

Zona ku është vendosur eksplozivi, në rrugën “Adem Sheme”, është mjaft e frekuentuar nga qytetarët e Sarandës. Po ashtu pranë vendit të ngjarjes ndodhen zyrat e OSHEE, si edhe dy shkolla, një publike dhe një private.

Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Ilia Thanasi, është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse”, njofton policia.

Deri më tani policia nuk ka ende asnjë gjurmë nga autori që ka vendosur lëndën plasëse. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia do të kontrollojë edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...