27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Arrestohen babai dhe gjyshja shfrytëzonin djalin për të përfituar nga klikimet në TikTok

Policia çoi në pranga një burrë dhe nënën e tij, pasi akuzohen se shfrytëzonin për klikime në Tik-Tok djalin e mitur 10 vjeç. Denoncimi u bë nga nëna e djalit e cila pas divorcit ka humbur kujdestarinë e tij. Për dhunën, bullizmin dhe denigrimin në rrjetet sociale, drejtues të Tik-Tok janë shprehur se do të punojnë për përmirësimin e platformës në Shqipëri.

I mituri shfaqet në video duke përdorur fjalë denigruese dhe banale në profilin e babait të tij 44-vjeçar dhe gjyshes 67 vjeçe, të cilët jetojnë në Sarandë. Video e djalit të mitur, në muajin dhjetor të vitit 2023, ra edhe në sytë e nënës së tij, e divorcuar nga bashkëshorti, e cila sapo e pa se 10-vjeçari po shfrytëzoj në Tik-Tok, iu drejtua menjëherë komisariatit të Kuçovës për të bërë denoncim.

2 muaj hetime dhe prova nga prokuroria e Beratit krijuan bindjen të gjyqtarët e Beratit të lëshojnë urdhër arresti për babain dhe gjyshen e të miturit. Operacioni policor u kodua “Shou”. Efektivët arritën të vënë në pranga kryefamiljarin 44-vjeçar dhe nënën e tij, në Sarandë, të cilët do t’i dorëzohen drejtësisë në Berat, ku ka nisur dhe hetimi ndaj tyre.Sipas burimeve policore,nëna çdo vit pas ardhjes së djalit nga pushimet e verës ka denoncuar faktin se djali kishte ndryshuar,përdorte fjalor agresiv me të dhe shokët dhe për këtë djali çdo vit është vlerësuar psikologjikisht nga psikologët.Përpjekjet e nënës prej vitesh për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore babanë dhe gjyshen e djalit kanë qënë të kota,pasi djali ishte i mitur dhe nuk kishte prova të mjaftueshme ndaj tij,deri me sot kur ai dhe gjyshja e të miturit dolën hapur në rrjetin social Tik Tok,duke i mësuar fëmijës të shajë e ofendojë për të përfituar të ardhura prej tij por edhe duke sharë,ofenduar dhe denigruar figurën e nënën së djalit, mësuese në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “5 Tetori” në qytetin e Kuçovës.
Dhuna, dezinformomi, shantazhet dhe gjuha e urrejtjes online është kthyer në shqetësim edhe për autoritetet vendase, të cilat po vlerësojnë në marrjen e masave mbrojtëse ndaj përdoruesve të mitur, veçanërisht për rrjetin social Tik-Tok.

Në një takim informues me nxënës të shkollave të mesme të Tiranës një nga drejtuesit e Tik-Tok, Jakub Olek, deklaroi se pas disa ngjarjeve të rënda në Shqipëri të cilat kanë ardhur si pasojë e denigrimit online, ekipi i mbi 40 mijë punonjësve të Tik-Tok janë duke diskutuar për të përmirësuar platformën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...