7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Shfrytëzonte nipin për lekë, Tasha e TikTok-ut gjatë shoqërimit në qeli

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Natasha Rombula, njohur si “Tasha e TikTok-ut”, dhe Armando Kumaraku, akuzuar se shfrytojnë nipin e tyre 10-vjeçar për përfitime ekonomike në rrjetin social TikTok.

Tasha është shoqëruar bashkë me të birin drejt furgonit të Policisë pas vendimit të gjykatës. Në deklaratën pas gjyqit, ajo tha se ka rritur nipin dhe është gjyshe heroike. Natasha dhe Armando u denoncuan nga nëna e të miturit pasi e ekspozonin atë në TikTok duke përdorur një fjalor banal me qëllim për të përfituar ekonomikisht.

Në rrjetet sociale, qarkullojnë video të të miturit duke folur me një fjalor të papërshtatshëm, ndikuar nga babai dhe gjyshja e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT