20.4 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Djali pranoi se ka vrarë të atin, eksperti i sigurisë ngre dyshime të forta: Të hetohet nëse

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, hedh dyshime mbi motivin e vërtetë të vrasjes së 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Durrës nga fëmijët e tij. Ai pohon se konfliktet e vazhdueshme dhe fejesa e vajzës mund të jenë faktorët e skenarit tragjik.

Softa ka theksuar se duhet të analizohet arma e përdorur në krim dhe të verifikohet nëse është përdorur më parë në aktivitete të tjera kriminale. Ai vlerëson se vajza 19-vjeçare që ka përdorur armën ka njohuri teknike, ndërsa sjellja e saj pas ngjarjes tregon për një lloj qetësie që shpesh shoqëron kriminelët.

“Kam bërë një analizë timen gjatë ditës së sotme, ku kam thënë që një vajzë 19 vjecare që mund të përedorë pistoletën duket të ketë njohuri, ta njohë armën, të dijë të bëjë mbushjen, të heqë siguresën, të marrë vijën e shënimit dhe të ketë qetësinë e duhur për ta realizuar. Fakti që kërkonte të interpretonte me atë lloj qetësie pavarësisht se ishte babai, është e krahasuar si ai që ka bërë aksidentin dhe ai që flet për një aksident. E njëjta gjë është me psikologjinë dhe anën emocionale që ndjen dikush që ka kryer një krim.

Pra, ajo nuk është vrasësja e drejtpërdrejtë që ka përdorur armë, por as motivi që ajo nxorri që vazhdon të thotë edhe përsoni që ka përdorur armën nuk është i vërtetë. Mendoj se babai i tyre mund të dijë diçka më shumë përvec konflikteve që mund të kenë qenë pjesë. Rasti në fjalë kërkon një analizë të thelluar, fakti që u gjet arma është një përgëzim për një punë të mirë nga policia e shtetit dhe në veçanti e Durrësit për kohën, mënyrën dhe avancimin e hetimeve apo mbledhjes së fakteve që do të jenë për të vënë përpara pëergjegjësisë autori e dyshuar.

Është një moment që kërkonte këtë lloj analize, sikurse personi në moshën 19 vjecare nuk mund të realizonte vrasjen, të transportonte viktimën, të bënte hapjen dhe mbylljen e gropës, largimin e mjetit dhe të mblishte gëzhojat dhe të pastronte vendin e ngjarjes duke thënë që jam e lumtur që realizova sepse donte të më fejonte. Këto janë alibi për të fshehur të vërtetën dhe motivet e vërteta të kësaj vrasjeje brenda kësaj familjeje. Dhe nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë nga jashtë. Duhet parë nëse kjo armë është përdorur në aktivitete të tjera kriminale, që do ta thellojë edhe më shumë dyshimet me se dhe për çfarë ka qenë motivi i vërtetë i vrasjes së babait të tyre.“, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...