7.5 C
Tiranë
Friday, November 8, 2024
spot_img

Vrau babanë në bashkëpunim me motrën dhe vëllain, Hysen Meta pranon krimin

Policia e Durrësit mbajti një konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shënvlash, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u varros në oborrin e banesës nga vetë familjarët e tij. Në një zhvillim të papritur, Hysen Meta, 25 vjeç, ka pranuar publikisht se ka qenë ekzekutori i vrasjes së babait të tij.

Sipas informacioneve, Hysen Meta ka pranuar fajësinë për vrasjen e Pëllumb Metës dhe ka treguar se është ndihmuar nga motra dhe vëllai. Kjo prizmë e re hedh dritë mbi një ngjarje të tronditshme ku familjarët janë përfshirë në një akt kaq drastik.

Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar motivet dhe rrethanat e vrasjes, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga një ngjarje e tillë e pazakontë dhe skandaloze.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT