11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vrasje dhe vetëvrasje në Korçe, ja lidhja e trashgimisë mes autorit dhe viktimës

Në ndjekje të ngjarjes së rëndë në qytetin e Korçës, fakte të tjera kanë dalë në dritë. Illo Lluka, 61-vjeçari që qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe pastaj vrau veten, shkaktoi një shok në komunitetin e tyre.

Fqinji i familjes Pine ka treguar për momentin e tragjedisë, duke përshkruar Emiljanon si një djalë të mirë dhe duke sqaruar se nëna e tij kishte kujdesur për babain e Llukës për shumë vite.

Sipas tij: “Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë.”

Për sa i përket motivit të ngjarjes, ky person tregon se një nga pikat kryesore të hetimeve është trashëgimia e një apartamenti, të cilin babai i autorit donte t’ia linte si trashëgimi djalit të kujdestares.

Ilo Lluka, që prej shumë vitesh jetonte në Greqi, nuk pranoi këtë fakt dhe u kthye në Korçë, ku kreu aktin makabër. Ai është njohur si një person që përdorte alkool, megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse në momentin e ngjarjes ishte nën efektin e alkoolit apo jo.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 shkurt, rreth orës 20:25 në lagjen nr.18 të Korçës. Ilo Lluka qëlloi Emiljano Pinen me armë zjarri dhe më pas veten, duke shkaktuar vdekjen e tyre. Emiljano Pine humbi jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa transportohej drejt spitalit të qytetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...

Kroacia ndalon telefonat në shkolla: Studimi zbulon se nxënësit i përdorin kryesisht për argëtim

0
Në Kroaci ka hyrë sot në fuqi ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme, një masë që synon të...