23 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Talibanët do t’i ndalojnë gratë të punojnë në TV nëse nuk mbulojnë fytyrën

Qeveria talibane ka kërkuar që stacionet televizive në Kabul të shmangin intervistat me gra afgane që nuk mbajnë shaminë tradicionale muslimane të fytyrës, hixhab. Zyrtarët kanë shtuar se do të ndalojnë punonjëset e mediave nëse nuk përmbahen në kodin e “veshjes modeste”.

Abdul Ghaffar Farooq, zëdhënësi i ministrisë talibane për Promovimin e Virtytit dhe parandalimin e Vesit, ka sugjeruar se përfaqësueset në media duhet të mbajnë veshje modeste, duke shfaqur vetëm imazhe të grave të mbuluara me hixhab, duke lënë të dukshme vetëm sytë.

Organizata e pavarur e gazetarëve në Afganistan shprehet e shqetësuar për lirinë e shtypit në vendin e qeverisur nga talibanët, duke ngritur shqetësimin për përjashtimin e mundshëm të grave nga puna në media.

Gazetarët në Afganistan dhe monitoruesit e gazetarisë janë përballur me kufizime të ashpra të punës.

Disa direktiva të qeverisë përfshijnë ndalimin e grave në radio e televizion, si dhe ndalimin e aktoreve femra në serialet vendase. Megjithatë, urdhëresat për mbajtjen e ‘hixhabit islamik’ kanë kontestime për shkak të paqartësisë dhe pamundësisë së interpretimit të saktë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...