8.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Dëshmia e 23-vjeçarit shqiptar per ngjarjen në Frosinone: “Më sulmuan, duhej të mbrohesha,”

Në dëshminë e tij të zbardhur nga mediat italiane, 23-vjeçari shqiptar Mikea Zeka, i akuzuar për vrasjen e 27-vjeçarit Kasem Kasmi dhe plagosjen e tre të tjerëve gjatë një përplasje të dhunshme në Frosinone, thotë se ka vepruar për vetëmbrojtje. Zeka pretendon se është sulmuar nga një grup tjetër shqiptar ndërsa ishte në një bar me miqtë e tij, duke i detyruar të përdorë armën për mbrojtjen e vetes.

“Për vetëmbrojtje u detyrova të qëlloja, sepse më sulmuan,” ka deklaruar Zeka.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali të frekuentuar nga të rinjtë shqiptarë, dhe ka sjellë viktima dhe plagosje serioze. Përveç kësaj, mediat italiane raportojnë se hetimet po përqendrohen në disa pista, përfshirë kontrollin e territorit mbi trafikun e drogës dhe prostitucionin. Një piste tjetër lidhet me një sherr të mundshëm për një vajzë, e cila ka pasuar një ndryshim të lidhjes nga Kasmi te Zeka. Hetuesit po përpiqen të zbardhin motive të tjera të mundshme të kësaj përplasjeje të dhunshme midis dy bandave shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT