27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Video/ Pamjet e tronditshme nga përplasja e bandave Shqiptare ku humbi jetën 27-vjeçari

Pamjet e një përplasje të dhunshme ndërmjet dy bandave shqiptare në qendër të Frosinones, Itali, janë publikuar, ku një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën rëndë. Në lokalin e mbushur me qytetarë, klientët vrapuan për jetën ndërsa një 23-vjeçar shqiptar u arrestua në lidhje me ngjarjen, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.

Ngjarja filloi brenda Shake Bar, një lokal i frekuentuar nga të rinjtë shqiptarë, ku dy grupet u përplasën dhe konflikti vazhdoi në rrugë. Në pamjet e publikuara, shihen momentet e tmerrshme kur klientët përpiqen të shpëtojnë nga plumbat. Në këtë ngjarje të dhunshme, 27-vjeçari shqiptar Kasem Kasmi humbi jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur seriozisht.

Viktima Kasem Kasmi

23-vjeçari Mikea Zeka është arrestuar nga karabinierët dhe akuzohet për vrasje me paramendim dhe vrasje të trefishtë të mbetur në tentativë. Ai pretendon se ka vepruar për vetëmbrojtje. Hetimet po përqendrohen në motive të mundshme të tjera, përfshirë trafikun e drogës dhe prostitucionin. Kryebashkiaku i Frosinones ka shprehur tronditjen e tij dhe ka njoftuar për një mbledhje të komisionit të sigurisë dhe rendit.

Kryebashkiaku i Frosinone: Jam i shokuar

Për ngjarjen reagoi edhe kryebashkiaku i Frosinones i cili tha se ishte i shokuar nga krimi i rëndë që ndodhi në lokalin më të frekuentuar nga të rinjtë e qytetit dhe njoftoi mbledhjen e komisionit të sigurisë dhe rendit.

“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha Riccardo Mastrangeli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...