10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ministri Balla:’ Investimi në burimet njerëzore për shërbimin zjarrfikës është prioritet’

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se ka ardhur koha që të investohemi në burimet e duhura njerëzore për shërbimin zjarrfikës, duke theksuar tiparet e veçanta të këtij shërbimi për sigurinë në vend. Ai nënvizoi nevojën për ndryshime në mënyrën e përzgjedhjes së punonjësve të shërbimit zjarrfikës dhe shpëtimit.

“Kam besimin se kryetarët e bashkive e kuptojnë që vendi i punës së punonjësit të zjarrfikësit nuk është një vend për të bërë qokë!”, tha Balla. Ministri gjithashtu shprehu qëllimin për të përmirësuar procesin e vlerësimit dhe certifikimit të punonjësve të shërbimit zjarrfikës.

“Do të vazhdojmë të plotësojmë strukturat operacionale, duke përfshirë edhe Akademinë e Sigurisë, në trajnimin dhe certifikimin e të gjitha niveleve në shërbimin zjarrfikës. Marrja e gradës nuk mund të jetë më një vlerësim fiktiv, por duhet të jetë një vlerësim objektiv i performancës dhe eksperiencës së fituar në këtë shërbim”, shtoi ministri.

Deklaratat e ministrit u bënë gjatë ceremonisë së dorëzimit të disa mjeteve zjarrfikëse, dhuruar nga Qeveria Polake, për 3 bashkitë Lezhë, Fier e Pogradec, në kuadër të programit “Forcimi i Kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Shqipërisë”. Programi është financuar nga Qeveria e Polonisë dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me DPMZSh në Ministrinë e Brendshme, duke përfituar 10 bashki në të gjithë vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...