26 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Rusia në ‘Ditë Zie’ pas masakrës në Moskë: Sulmi terrorist shkakton tragjedi

Pas masakrës me 137 të vdekur në Moskë, presidenti Vladimir Putin ka shpallur 24 marsin ditë zile. E gjithë Rusia është në zi pas sulmit në sallën e koncerteve, ku përveç 137 viktimave, 180 të tjerë u plagosën. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i shprehu ngushëllimet e tij presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Ndërkohë, autoritetet ruse thanë se 11 persona u arrestuan gjithsej dhe katër personat e armatosur u kapën teksa po shkonin për në Ukrainë.

U nisën drejt Ukrainës, ku u ishte përgatitur një ‘dritare pritjeje’. Kriminelët dolën për të vrarë gjakftohtë. Të gjithë autorët, organizatorët dhe ekzekutuesit e sulmit terrorist do të ndëshkohen me drejtësi”, tha presidenti Putin.

Nga ana tjetër, Kievi hedh poshtë pretendimet se është përfshirë në sulm, duke i cilësuar si “absurde”.

Ky Putin i pavlerë, në vend që të merrej me qytetarët e tij të Rusisë, duke iu drejtuar atyre, heshti për një ditë – duke menduar se si ta sillte këtë në Ukrainë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky në fjalimin e tij të natës.

Grupi Shteti Islamik (IS) thotë se qëndron pas sulmit. Shteti Islamik ka nxjerrë një foto ku pretendohet se janë katër sulmuesit e djeshme në Moskë. Fotot e të katërve janë të mbuluar, teksa Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se kjo është pjesë e atyre vendeve që luftojnë Islamin.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së tha se e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm në Moskë në fillim të këtij muaji. Kremlini në atë kohë e hodhi poshtë paralajmërimin si “propagandë” dhe një përpjekje të Uashingtonit për të ndërhyrë në zgjedhjet e fundit ruse.

Sulmi ndodhi më 22 mars, ku persona të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake, qëlluan pa mëshirë ndaj spektatorëve në sallën e koncerteve ku duhej të performonte një grup muzikor i kohës sovjetike. Video tronditëse, tregojnë 6200 qytetarë të tmerruar duke u larguar nga salla mes krismave dhe britmave. Autorët para se të largoheshin me një automjet të tipit Renault, lëshuan pas granata dhe lëndë plasëse, duke shkaktuar zjarr në ndërtesë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...