26 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Vesa Smolica: Reflektimet pas daljes nga Big Brother VIP

Vesa Smolica është banorja që u largua nga shtëpia e Big Brother VIP. Ajo ishte në nominim së bashku me Rozën, Françeskën dhe Ledionën.

Të treja vajzat arritën të kalonin me sukses edhe këtë nominim, por Vesa ndërpreu rrugëtimin e saj, pasi publiku vendosi.

Pas daljes, ajo komentoi në studio edhe dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother.

“Ishte reagimi nervoz. Me Romeon e kishim diskutuar. Në një moment të caktuar mendova se më kishin përdorur mua siç kishin përdorur Françeskën. Në momentin që Romeo ma konfirmoi që nuk ishte e vërtetë, drejtova gishtin nga Heidi. Heidi ka përdorur Julin? Absolutisht. Heidi po del në pah si lojtare. Kur gjithë shtëpia kishte bërë me gisht nga ajo, unë e mbrojtja. Edhe pse dola këtu si viktimë… Komentin anonim mendoj se e kishte bërë Heidi, siç ia bëri edhe Françeskës. Juli i përdor vajzat? Xhelozon se i ikin nga duart. Nuk i shfrytëzon, por ato i shkojnë nga pas.

Patjetër që gjithësecili prej nesh kur sakrifikon diçka jashtë për t’u futur në shtëpinë më të madhe në Shqipëri synon finale. Nuk më ka ngelur pishman asgjë. Kam njohur njerëz shumë të mirë në shtëpi. Mendoj se kur të jemi jashtë do të kemi një miqësi shumë të madhe. Big Brother më dha mundësi për të treguar një Vesë tjetër. Big Brother VIP se kush e fiton, jam mes Romeos dhe Julit, për një fije shumë të hollë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...