16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Rusia në ‘Ditë Zie’ pas masakrës në Moskë: Sulmi terrorist shkakton tragjedi

Pas masakrës me 137 të vdekur në Moskë, presidenti Vladimir Putin ka shpallur 24 marsin ditë zile. E gjithë Rusia është në zi pas sulmit në sallën e koncerteve, ku përveç 137 viktimave, 180 të tjerë u plagosën. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i shprehu ngushëllimet e tij presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Ndërkohë, autoritetet ruse thanë se 11 persona u arrestuan gjithsej dhe katër personat e armatosur u kapën teksa po shkonin për në Ukrainë.

“U nisën drejt Ukrainës, ku u ishte përgatitur një ‘dritare pritjeje’. Kriminelët dolën për të vrarë gjakftohtë. Të gjithë autorët, organizatorët dhe ekzekutuesit e sulmit terrorist do të ndëshkohen me drejtësi”, tha presidenti Putin.

Nga ana tjetër, Kievi hedh poshtë pretendimet se është përfshirë në sulm, duke i cilësuar si “absurde”.

“Ky Putin i pavlerë, në vend që të merrej me qytetarët e tij të Rusisë, duke iu drejtuar atyre, heshti për një ditë – duke menduar se si ta sillte këtë në Ukrainë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky në fjalimin e tij të natës.

Grupi Shteti Islamik (IS) thotë se qëndron pas sulmit. Shteti Islamik ka nxjerrë një foto ku pretendohet se janë katër sulmuesit e djeshme në Moskë. Fotot e të katërve janë të mbuluar, teksa Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se kjo është pjesë e atyre vendeve që luftojnë Islamin.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së tha se e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm në Moskë në fillim të këtij muaji. Kremlini në atë kohë e hodhi poshtë paralajmërimin si “propagandë” dhe një përpjekje të Uashingtonit për të ndërhyrë në zgjedhjet e fundit ruse.

Sulmi ndodhi më 22 mars, ku persona të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake, qëlluan pa mëshirë ndaj spektatorëve në sallën e koncerteve ku duhej të performonte një grup muzikor i kohës sovjetike. Video tronditëse, tregojnë 6200 qytetarë të tmerruar duke u larguar nga salla mes krismave dhe britmave. Autorët para se të largoheshin me një automjet të tipit Renault, lëshuan pas granata dhe lëndë plasëse, duke shkaktuar zjarr në ndërtesë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...