25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve/ Ruçi: “Sot rikujtojmë se vlerat e punës janë mbi gjithçka…

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndet sot gjithë punëtorët e Shqipërisë, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ai shprehet në mesazhin e tij se punëtorët janë patriotët, qytetarët e prindët më të mirë dhe se asgjë nuk e forcon Shqipërinë më shumë sesa puna, asgjë nuk i edukon më mirë fëmijët sesa dashuria për punën.

Kryeparlamentari Ruçi shprehet më tej se lehtësimi i jetës dhe përmirësimi i mirëqenies suaj nëpërmjet uljes së taksave, rritjes ekonomike, hapjes së vendeve të punës, rritjes së pagave e pensioneve, mbetet prioriteti i maxhorancës.

“Sot është 1 Maji, dita të nderojmë njerëzit më të mrekullueshëm, punëtorët.
Sot Ju drejtohem me respekt ju, punëtoreve e punëtorëve, që me djersën dhe punën tuaj siguroni mirëqenien e familjeve, rrisni e edukoni fëmijët dhe kontribuoni në zhvillimin e Shqipërisë.
Ju përulem ju, grave e burrave të Shqipërisë, që punoni në kantieret e ndërtimit, fasoneritë, fabrikat, spitalet, serrat, arat, bizneset e vogla dhe kudo ku punohet, ndërtohet, prodhohet e shërbehet.
Nderoj ju, pensioniste e pensionistë të dashur, që keni ndërtuar Shqipërinë, dhe nuk e fsheh pengun që ne nuk kemi mundur ende që respektin që ushqejmë për ju tjua kthejmë me pensione, kushte e shërbime sa më të mira, siç dëshirojmë ne dhe ju.
Sot jemi të gjithë punëtorë. Sot rikujtojmë se vlerat e punës janë mbi gjithçka.

Puna është motori që shtyn përpara ekonominë, rrit mirëqënien e familjeve, lufton varfërinë dhe krijon mundësi e shanse për brezin e ri.
Energjia, talenti, shpirti krijues dhe vendosmeria kanë ndërtuar themelet e mirëqenies, lirisë dhe arritjes së lumturisë për brezat e shqiptarëve.

Punëtorët janë patriotët, qytetarët e prindët më të mirë.
Asgjë nuk e forcon Shqipërinë më shumë sesa puna, asgjë nuk i edukon më mirë fëmijët sesa dashuria për punën. Shqipëria progreson vetëm nga puna dhe njerëzit e punës.
Asgjë nuk e nderon më shumë Kuvendin dhe Qeverinë e Shqipërisë sesa kujdesi për njerëzit e thjeshtë dhe të punës.
Prandaj, lehtësimi i jetës dhe përmirësimi i mirëqenies suaj nëpërmjet uljes së taksave, rritjes ekonomike, hapjes së vendeve të punës, rritjes së pagave e pensioneve, mbetet prioriteti ynë.
Ne respektojmë ata që krijojnë punë dhe hapin vende pune. Por u japim më shumë respekt atyre që punojnë dhe ndërtojnë përditë ekonominë e Shqipërisë. Mendja jonë si ligjvënës e qeverisës është te puna, zemra jonë është te njerëzit e punës. Çdo punë ka dinjitet, çdo punëtor është vlerë për shoqërinë.
Pagat dhe kushtet e punës duhet të ndihmojnë mirëqenien dhe ushqejnë dinjitetin e familjeve punëtore. Rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë, rritja e pensioneve dhe dyfishimi i bonusit për pensionistët nuk janë privilegje, por plotësimi i detyrimeve ndaj tyre. Dinjiteti i pagave dhe kushteve të punës dëfton integritetin e shoqërisë.
Zerimi i taksave për pagat e ulta, ulja e taksave për pagat e tjera si edhe zerimi i tatim-fitimit dhe tvsh për biznesin e vogël për nje periudhë 10-vjeçare janë masa për të mbështetur njerëzit punëtorë të këtij vendi.
Ju treguat një shpirt të lartë qëndrese në përballimin e pasojave të pandemisë, të cilët rënduan në mënyrë të veçantë te ju dhe fëmijët tuaj. Kuvendi dhe Qeveria do të bëjnë më të mirën që dalja nga pandemia e të lehtësohet e përshpejtohet dhe ju të gëzoni në familjet tuaja.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në përshëndetjen me rastin e 1 Majit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...