27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Investitori Alabbar në CNN: “Shqipëria ka gjithë indikatorët pozitivë për të tërhequr investimet e huaja…

Kreu i kompanisë “Emaar”, Mohamed Alabbar, kompani e cila do të ndërtojë portin turistik të Durrësit, në një intervistë për CNN, e cilësoi këtë investim një ëndërr që do të bëhet realitet, ndërsa vlerësoi se Shqipëria ka gjithë indikatorët pozitivë për të tërhequr investimet e huaja.

Emiratet e Bashkuara po kryejnë një investim masiv prej 2.5 miliardë dollarësh në portin e Durrësit, si pjesë e asaj që Alabbar e konsideron si “Europa e re”.
“’Europa e Re’ është shumë tërheqëse për mua. Kur shoh Shqipërinë, atë që po ndodh me qeverinë atje, shoh sa shumë po punojnë të gjithë për të zhvilluar vendin, për ta çuar përpara, dhe si ta them dua që unë të jem i pari që shkon atje. Sepse të gjithë treguesit janë të duhurit, dyfish rritje në turizëm, 450 kilometra bregdet të mahnitshëm me pamje nga Greqia aty pranë”, tha ai.

I pyetur nëse ky është fronti i dytë në “Europën e re” pas investimit në Serbi, Alabbar tha se “Po, dhe që atëhere kam qënë në të gjitha këto vende”.

“Rritje ekonomike mbreslënëse, fuqi punëtore, qeveria që punon ditë-natë për t’u bërë pjesë e Europës së vërtetë”, tha ai.

I pyetur nëse e pengon imazhi që ka vendi në lidhje me korrupsionin, Alabbar u përgjigj se “fFatkeqësisht Shqipëria ka një të shkuar, për shkak të qeverive të mëparshme, mbase qysh nga para 90-ës dhe është përballur me të, i është dashur të kalojë në këtë fazë”.

“Asgjë nuk bëhet brenda një nate, por ata ia kanë dalë dhe të gjithë treguesit janë shumë pozitivë sipas meje, prandaj po investoj në një projekt të konsiderueshëm dhe jam shumë krenar që jam i pari në këtë aspekt”, tha ai.

Alabbar vlerësoi se “ka shumë projekte rindërtimi që po zbatohen tani dhe shpresoj të mund të kontribuojmë jo vetëm për rindërtim, por të mund të kontribuojmë që Shqipëria të vendoset në hartë dhe të ftojë investitorë të tjerë aty bashkë me ne, sepse sigurisht jemi aty për të investuar, por nëse arrijmë të kontribuojmë e të bëjmë detyrën tonë si qytetarë të mirë dhe të mund të vëmë në pah rëndësinë dhe vlerën e këtij vendi, të qeverisë dhe popullit të tyre”.

I pyetur lidhur me investimin madhështor që do të zbatohet në një sipërfaqe prej 800 000 metrash katrorë, me komplekse banimi, hotele, zyra, model që është zbatuar në Dubai, Alabbar tha se “mendoj që këtë e kam realizuar në shumë vende, por i fundit ishte në Serbi, ku morëm përsipër stacionin e trenit, dhe bëra të njëjtën gjë dhe funksionoi jashtëzakonisht shumë mirë”.

“Vërtet besoj që kjo gjë funksionon kudo në botë, nëse e bën mirë, me partnerët e duhur, për të ndërtuar portin më të madh në detin Adriatik në Durrës me mbi 12 mijë apartamente, hotele, restorante e dyqane, mendoj se për mua është si të kem një ëndërr që shkoj dhe e kthej në realitet”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...