28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

E kërcënuan pranë shtëpisë së tij/ Kandidati për deputet i drejtohet Policisë së Fierit me një kallëzim penal pak ditë pas zgjedhjeve të 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Aleanca Demokracia e Re, Andi Turhanaj , i është drejtuar Policisë së Fierit me një kallëzim penal pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Shkak për këtë është bërë një kërcenim që ai ka marrë mesditën e së premtes, pasi ishte shprehur se do t’i shkojë deri në fund zbardhjes se manipulimit të vjedhjes së votave të tij në këto zgjedhje.

Ai ka deklaruar se 2 ditë me parë është kërcënuar nga dy persona të panjohur pranë shtëpisë së tij. Sipas Turhanajt shkak mund të jenë bërë deklaratat e tij ku pretendon se janë manipuluar votat për partine që ai përfaqësoi në zgjedhjet e 25 prillit. Turhani është shprehur se çështjen do ta çojë edhe në prokurori.

Pas numërimit të votave pashë që shumë vota tonat kishin dalë abstenim. E shpreha në shumë vende që kësaj gjëje unë do i shkoj deri në fund se isha i bindur te votat që kisha e njerëzit që më mbështesin.

Kur po futesha nga hyrja nga mbrapa e pallatit më vijnë dy djem. Njëri ishte me një çantë e rrinte mbrapa e tjetri mu afrua në fytyrë e më thotë “hiq dorë se do të zhdukim”.

Pas kësaj fjale më thanë filluan dhe me ofendime banale. Kur u futa në tunelin e pallatit tentova të kthej kokën. Më thanë “kokën drejt” e filluan prapë duke më sharë“, ka deklaruar për mediat kandidati për deputet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...