28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uron besimtarët ortodoksë dhe gjithë shqiptarët.

Me rastin e Ditës së Pashkëve, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uron besimtarët ortodoksë dhe gjithë shqiptarët.

Në mesazhin e tij, Ruçi thekson se “Gëzimi i festës së Pashkëve rrezaton e lumturon të gjithë besimtarët e qytetarët. Është një shpresë se ata që bien në varfëri mund dhe do të dalin prej saj; ata që pushtohen nga urrejtja e mëritë duhet dhe do të çlirohen prej tyre; ata që humbasin fuqinë dhe besimin, një ditë do t’i rifitojnë ato”.

Mesazhi i Ruçit:

Me rastin e Festës së Pashkëve, uroj të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë: Gëzuar! Shëndet dhe lumturi në vatrat familjare!

Triumfi i Ngjalljes së Krishtit ka frymëzuar miliarda njerëz gjatë dy mijëvjeçarëve. I ka ndihmuar ata të luftojnë e fitojnë mbi vdekjen e mëkatin, mbi dhunën e padrejtësinë, mbi frikën dhe pasigurinë, mbi të keqen dhe mëritë midis njerëzve, komuniteteve, racave e kombeve.

Gëzimi i festës së Pashkëve rrezaton e lumturon të gjithë besimtarët e qytetarët. Është një shpresë se ata që bien në varfëri mund dhe do të dalin prej saj; ata që pushtohen nga urrejtja e mëritë duhet dhe do të çlirohen prej tyre; ata që humbasin fuqinë dhe besimin, një ditë do t’i rifitojnë ato.

Gëzimi i Pashkëve shpërndahet si drita e diellit. Rrezet e dritës largojnë natën dhe sjellin ditën; rrezet e gëzimit paskal largojnë dëshpërimin dhe ringjallin shpresën e besimin.

Por asnjëherë më tepër sesa Pashkët e këtij viti, Ringjallja nuk ka pasur këtë domethënie, shkëlqim e frymëzim për të gjithë besimtarët, për të gjithë qytetarët.

Sakrificat e kohës së pandemisë na treguan se sa shumë dashuria dhe lumturia njerëzore është e kushtëzuar nga shëndeti i të gjithëve. Na treguan se shëndeti, mirëqenia dhe siguria e çdo njeriu dhe e çdo kombi janë të varura nga ato të kombeve të tjera.

Tashmë që dalja nga kjo stinë e vështirë duket më afër, të gjithë kemi mundësi të reflektojmë se fuqia e besimit, solidaritetit, dashurisë, humanizmit është më e madhe se kërcënimi i sëmundjes dhe rreziqeve të saj.

Jeta, e mira, paqja dhe toleranca kanë mundur gjithmonë rrezikun, të keqen, konfliktet dhe urrejtjen. Por këto beteja nuk fitohen vetvetiu. Ato kërkojnë përkushtimin njerëzor, të individëve, komuniteteve, por edhe institucioneve.

Jeta njerëzore është mrekullia e universit dhe pandemia na rikujtoi se asaj duhet t’i përkushtohemi të gjithë. Me antitrupat e dashurisë, humanizmit e solidaritetit të luftojmë sëmundjet e shoqërisë, varfërinë, pabarazinë, ndarjet e konfliktet, në çdo formë që ato shfaqen.

Globalizimit të mallrave, shërbimeve, teknologjive dhe ideve, tu përgjigjemi me globalizimin e solidaritetit, humanizmit dhe përkushtimit njerëzor. Globalizmi i të mirës t’i paraprijë globalizimit të së keqes.

Besimin dhe mirëkuptimin fetar ta kthejmë në një vlerë shoqërore, në ndihmë e shërbim të të gjithëve, pavarësisht besimit, pikëpamjeve dhe pasurisë. Ky është një tjëtër mësim që buron nga gëzimi i Pashkëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...