31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ilir Meta nis revolucionin brenda Partisë së Lirisë: Dorëzon drejtimin, prezanton vizionin

Para se të shpërthejë me akuza ndaj SPAK dhe sistemit të drejtësisë në konferencën për mediat, Ilir Meta foli edhe për revolucionin kundër xhimkave në parti.

Revolucionin, pikë së pari, do ta nisë me pozicionin e tij.

“PL nuk mund të vazhdojë me këtë lidership kakofonik, pra me shumë nënkryetarë, ku përgjegjësitë nuk mbahen në mënyrë të qartë. Nuk mund të vazhdojë me një kryesi që nuk është efektive dhe e angazhuar. Na duhet një kryesi ekzekutive që merr vendime, që reagon shpejt. Nuk do të ketë më kryetar, por do të ketë President që do të jetë lideri i partisë. Unë sigurisht që do të kandidoj për president në Konventë. Ftoj kolegët të kandidojnë për këtë funksion apo detyrë të re”, tha Meta. Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë i kishte në krah ndërsa pozicionet ua prezantua po vetë, ndërsa më pas ftoi edhe të tjerët të kandidojnë.

“Do të ketë vetëm një zv. president. Në vlerësimin tim do të jetë zv. presidente, dhe kandidati për president është Erisa Xhixho. I vetmi kandidat për Sekretar i Përgjithshëm është korçari, kolonjari, Tedi Blushi”,
vijoi Meta.

I pyetur për Monika Kryemadhin, Ilir Meta tha se ai mund të kandidojë përballë tij por në drejtim do të jetë vetëm njëri.

“Do t’i japim një goditje asgjësuese nepotizmit në Partinë e Lirisë. Do t’i japim një goditje krahinalizmit. Statuti nuk bëhet për një njeri. Znj. Kryemadhi por jo vetëm ajo por për të gjitha rastet, nëse do të kandidojë për Presidente është e mirëpritur. Nëse do të kandidojë për pozicione të tjera është e mirëpritur pasi Konventa të zgjidhë problemin e KDK-së.”

Ilir Meta tha se Konventa e 27 prillit do të jetë një ndarje e partisë së tij nga e kaluara, për të cilën tha se do të bëhet forcë e parë shumë shpejt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...

Mbi 31 mijë vota preferenciale! Edona Llalloshi drejt mandatit të ri në Kuvendin e...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, pritet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, pasi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare...