10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ilir Meta sulmon Altin Dumanin dhe sistemin e drejtësisë: “O palaço, o dumduman”

Edhe pse këtë herë nuk e përmendi më si kushëri të Nuredinit, Ilir Meta i intensifikoi sulmet personale ndaj kryetarit të SPAK, Altin Dumanit, me pseudonime të tjera.

“O palaço, o dumduman. Thirri mendjes, reflekto, thellohu. Nuk të mbron ty as KLP dhe as Zoti. Ky është këshillim, ndihmë që po të jepet, injorant. Ti hape Cez-Dia në dhjetor 2019 me urdhër të Edi Ramës në kulmin e luftës për Kushtetutën. Ça presim në që ti të thuash kam takuar Mc Gonigal. O torollak…”, tha Meta.

Shqetësimin se SPAK do ta fusë në burg Ilir Meta nuk e fshehu, ndërsa përmendi edhe sekuestrime florinjsh e pasurish të tij. Meta aludoi se Amerikanët i kanë thënë Altin Dumanit që ta fusë në burg. Kreu i Partisë së Lirisë, ashpërsoi tonet duke thënë se nga burgu do ta shkrijë atë celulë kriminale, referuar këtu SPAK. Ka frikë Ilir Meta nga burgu yt? Dhe amerikanëve të tu si Adriani dhe Mcgonigal. Ilir Meta nga burgu do të shpërbëjë atë celulë kriminale. Si flet ti në emër të SPAK. Merresh me politikë. Do të zgjedhësh ti demokracinë në Shqipëri, injorant. Të kanë thënë ty amerikanët që do të më fusësh mua në burg… kur të duash ti! Ballafaqohemi kur të duash. Mu ka dash legjendari të më fusë në burg që në ’92. Nuk zutë mend ju. Më lanë pa mandat për një vit. O palaço o dumDuman. Regjim tomakutësh do të bëjmë ne këtu. Kjo është ndihmë.

Ça presim në që ti të thuash kam takuar Mcgonigalin? Ke shkuar 20 herë në burg Kastriot Ismailajt që ti mbushësh mendjen që të flasë kundër Ilir Metës”

I pyetur nëse pret edhe një ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Meta tha se frikë duhet të kenë ata që ai i shpall ‘non grata’, ndërsa

“Do të jem Kryeministër i Shqipërisë, do të bëj edhe një mandat si President. Për ato ‘non gratat’ nuk ekziston ai shqetësim për mua. Problem është kur të shpall Ilir Meta ‘non grata’. Ilir Meta ka vetëm një problem, të mos tradhtojë Ilir Metën. Tradhtarët i përdorin të gjithë dhe i neverisin të gjithë. Ilir Meta do të bëhet kryeministër shumë shpejt”

Prioritetin për Kryeministër e lëshon për t’i hapur rrugë aleati i tij në arrest shtëpie dhe me 2 ‘non grata’ nga amerikanët dhe britanikët

“Nëse doktori do të bëhet Kryeministër e lë unë, s’ka problem. Bëhem zv. Kryeministër dhe ministër i punëve të brendshme”, vijoi Meta.

Më herët në mëngjes i ashpër ishte reagimi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, që dënoi sulmet e Metës ndaj SPAK dhe drejtësisë,

Prokuroria e Posaçme prej kohësh është në hetim intensiv pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, për çështjen e CEZ-DIA dhe atë të lobimit në SHBA. Vetë Meta, Kryemadhi dhe anëtarë të tjerë të familjeve biologjike dhe politike të Metës kanë dhënë llogari para Dumanit dhe prokurorëve të tjerë të SPAK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...