17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Veliaj takon dy politikanët Suedezë me origjinë Shqiptare

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare, Adnan Dibrani dhe Arbër Gashi. Veliaj i dha urime të dyve për sukseset e tyre në betejat politike, duke e vlerësuar angazhimin e tyre si një mision që vjen me sfida dhe përballje.

Ai theksoi se të arriturat nuk vijnë vetvetiu, por duhet të përfaqësojnë një përpjekje të vazhdueshme dhe të vendosur. Veliaj shprehu admirimin e tij për Adnanin, i cili u zgjodh si deputet në Parlamentin suedez dhe tani kandidon për Parlamentin Evropian. Po ashtu, ai e inkurajoi edhe Arbër Gashin, i cili si zëvendësdeputet do të përfaqësojë komunitetin shqiptar në Suedi.

Veliaj e cilësoi komunitetin shqiptar në Suedi si një komunitet me shumë sakrifica, dhe përshëndeti përpjekjet e tyre për të arritur suksesin. Ai theksoi se Tirana po ecën përpara dhe po bëhet një qytet ku ndërthurja e kulturave dhe diversiteti është vlerësuar. Veliaj falënderoi Suedinë për të dhënë mundësi të barabarta për të gjithë dhe theksoi se Tirana ka qenë një rast laboratorik për të prodhuar një qytet që është model i zhvillimit dhe diversitetit.

Në përfundim, Adnani dhe Arbri shprehën kënaqësinë e tyre për vizitën në Tiranë dhe përparimin që po bën ky qytet. Ata u zotuan të marrin shembull nga zhvillimi i Tiranes dhe nga angazhimi i saj për të dhënë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...