25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Shpallja e thirrjes së Katërt të Agjencisë Kombëtare të Rinisë për Projekt-Propozime Rinore

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka bërë të ditur sot shpalljen e thirrjes së katërt të Agjencisë Kombëtare të Rinisë për projekt-propozime rinore, të drejtuar organizatave rinore dhe për të rinjtë.

Në lidhje me prioritetet e thirrjes së katërt për projekt-propozime rinore, ministrja Bora Muzhaqi ka theksuar se synimi është të adresohen tre prioritetet kryesore të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029:

1. Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizmit shoqëror dhe qytetar të tyre.
2. Nxitja e punëve të denja dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.
3. Mbështetja e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.

Ministrja Muzhaqi vlerësoi se shpallja e kësaj thirrjeje për projekt-propozime rinore është një hap i rëndësishëm për të vazhduar mbështetjen e iniciativave rinore.

Thirrja do të qëndrojë e hapur për një periudhë prej 30 ditësh, filluar nga data 17 prill deri më 16 maj 2024.

Informacione të detajuara për kriteret dhe procedurat e aplikimit mund të gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...