14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rritjet e ‘çmendura’ të çmimit të apartamenteve, bankat shtojnë kushtet e kredisë

Në tre muajt e parë të këtij viti, qytetarët janë paraqitur më shpesh se vjet në dyert e bankave me më shumë kërkesa për kredi konsumatorë dhe për blerje banese. Banka e Shqipërisë thotë se gjithashtu, qytetarët në këtë periudhë janë përballur me kushte dhe kërkesa më të shumta.

Për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve, bankat janë treguar më të kujdesshme në dhënien e kredive për qytetarët, pasi në këtë tremujor, kanë shtuar kërkesat për kolateral.

Në raportin e Bankës Qendrore thuhet se për periudhën janar-mars, standardet e kreditimit, që përfshijnë kërkesat e bankave, u shtrënguan për individët, kryesisht për huanë për blerje banese, ndërsa për konsum kushtet u lehtësuan.

Shkaku për rritjen e kërkesave të bankave, janë bërë pritshmëritë për rritjen e çmimit të apartamenteve, dhe luhatjet e normave të interesit. Ndërsa rritja e konkurrencës në sektor, thotë Banka e Shqipërisë, ka ndikuar pozitivisht në kredidhënien për individët. Kërkesa për kredi pritet të rritet përsëri deri në qershor, por gjithashtu do të shtrëngohen edhe kushtet e bankave, thuhet në raport.

“Standardet e kreditimit për individët priten të shtrëngohen në tremujorin e dytë të vitit 2024, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe ato në financimin e konsumit. Në tremujorin e dytë të vitit 2024, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë sërish e lartë, si në financimin e konsumit, ashtu edhe në blerjen e banesave”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Sipas të dhënave aktuale, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, qytetarët kanë marrë 7.4 miliardë lekë kredi pranë bankave, me qëllim ‘blerje banese’. Në krahasim me janar-shkurt të vitit të kaluar, kredia për shtëpi u rrit me 365 milionë lekë.

Blerja e një prone po bëhet gjithnjë edhe më e kushtueshme, si pasojë e çmimeve të apartamenteve që vijojnë të rriten pa ndalim. Normat e interesit për kreditë hipotekore në lekë janë luhatur në 4.2%, ndërsa për huatë në euro, interesi është 5%.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...