22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Ilir Meta në Durrës: ‘ Nuk jam diktator, Meta ja jep numrin dhe Çimit të Rrogozhinës’

**Ilir Meta: Lufta Kundër Nepotizmit dhe Accuzat e Diktaturës**

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbajti sot një mbledhje në Durrës me delegatët e Konventës së 27 prillit në këtë qytet. Meta iu rikthye temës së nepotizmit, që ka krijuar mjaft debat për një krisje të marrëdhënieve të tij me Monika Kryemadhin.

Kur flasim për nepotizmin në Partinë e Lirisë, nuk flasim për asnjë individ. Se ka edhe ndonjë që kërkon të vetë-viktimizohet. Ne flasim për atë sepse duam të jemi parti model, sot në opozitë dhe nesër shumë shpejt në qeverisjen e vendit, për t’i bindur shqiptarët se do të jemi ndryshe edhe në si Parti e Lirisë dhe si ish-LSI se kemi bërë shumë gabime edhe në të kaluarën. Jo në vendimet politike përveç djegies së mandateve, por edhe në funksionimin tonë, në meritokracinë tonë që ka çaluar shumë për shkak të nepotizmit, të krahinalizmit edhe fenomeneve të tjera. Sepse ne e dimë se nepotizmi është një problem i frikshëm sot për shoqërinë tonë, për shtetin tonë“, tha Meta.

Nga ana tjetër, Meta komentoi edhe ata që thonë se ai është shndërruar në një diktator në këto kohë, duke ironizuar se ata që bëjnë të tilla komente nuk marrin as 20 like në postime.

Kam dëgjuar që Ilir Meta është bërë diktator kohët e fundit. Dhe këtë e kam dëgjuar nga disa persona që kanë pasur mbështetjen më të madhe nga Ilir Meta për t’u promovuar si modele për të gjithë të rinjtë shqiptar. Për fat të keq, kur ata bëjnë ndonjë postim nuk kanë as 20 like. Nuk kanë as 50 like. Ndërkohë që secili prej tyre duhet të kishte 3000, 4000 jo thjesht like por qytetar që komunikon siç komunikon Ilir Meta. Që i jep numrin edhe Çimit të Rrogozhinës. Apo jo Bedri? Doli përjashta. Edhe Çimit të Rrogozhinës. Presidenti tha, do ma japësh numrin? Ta jep presidenti ty. E mori vesh gjithë Shqipëria”, shtoi kreu i Partisë së Lirisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...