26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

‘Të përbashkët kemi faktin që jemi …’, Beniada tregon si i duket Heidi ne BBVip

E ftuar në Big Brother Fan Club, ish-finalistja Beniada Nishani ka shprehur mendimin e saj për çiftin Romeo–Heidi dhe ka krahasuar lojën me “Grande Fratello”-n.

Ajo theksoi se çiftet në Big Brother kanë kaluar fazat e tyre, duke lënë publikun të pyesë në lidhje me natyrën e tyre. Në pyetjen se kush ka nxjerrë më shumë zbulime, Romeo apo Heidi, Beniada thotë se burrat nga Vlora shprehen më shumë indirekt për dashuri, ndërsa Heidin e shikon si një vajzë të guximshme që nuk frikësohet nga opinioni publik.

“Arsyeja se pse Romeo nuk është futur tek vaska direkt për mendimin tim është sepse burrat nga Vlora janë një çik kështu më të fortë dhe nuk shprehin dashurinë direkt”.

Ajo vazhdon të shtojë se vajzat shqiptare jashtë vendit zakonisht kanë frikë më të madhe se ata që jetojnë në Shqipëri, ndërsa për veten e saj thotë se gjithmonë ka qenë e hapur dhe e sinqertë.

“Heidin unë e shikoj si një vajzë që nuk ka frikë nga paragjykimet si gjithë vajzat që jetojnë jashtë shtetit. Ajo i shpreh në mendimet që ka, e shpreh dashurinë sepse nuk ka frikë nga mendimet e popullit shqiptar. Unë mendoj që vajzat shqiptare që janë rritur këtu ka pak më shumë frikë se çfarë mendojnë ose nëse duhet ta bëj apo mos ta bëj. Pra numërojnë deri në tre. Ndërkohë unë për veten time nuk numëroja, çfarë kisha e thoja, e përqafoja edhe Donaldin, Kledin…”

Ndër të tjera Beniada shtoi se: “Pashë në portale që shumë veta në Instagram kanë krahasuar Heidin, mua dhe Jorin. Me siguri të përbashkët kemi faktin që jemi vetvetja”.

Në fund, Beniada thekson se shumë njerëz kanë krahasuar Heidin, veten dhe Jorin në Instagram, duke shtuar se të treja kanë në përbashkësi aftësinë për të qenë vetvetja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...