21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Tragjedi në Duseldorf: 38-vjeçari vritet pas nje sherri, arrestohet autori nga Kosova

Një 38-vjeçar u vra pas një sherri në një lokal në Dyseldorf në orët e para të mëngjesit të së dielës. Autori i vrasjes është një shqiptar nga Kosova i cili është arrestuar nga policia. Mediat gjermane shkruajnë se të shtënat u raportuan në orën 2:45 të mëngjesit.

Sipas të dhënave fillestare të policisë, ka pasur një mosmarrëveshje mes një burri dhe pronarit në një lokal.

Më pas debati ka vazhduar jashtë derës së lokalit. Në fund, klienti qëlloi disa herë në drejtim të pronarit. Më pas mësohet se autori është futur sërish në lokal.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes mundën të arrestonin pa rezistencë personin që qëndronte para derës me armën e zjarrit në dorë.

Sipas policisë bëhet fjalë për një 52-vjeçar nga Kosova me banim në Gjermani.

Për të sqaruar rrethanat janë duke u zhvilluar hetime të mëtejshme, tha një zëdhënës i policisë.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe mjekëve, 38-vjeçari nuk mundi të shpëtojë. Sipas të dhënave është përdorur vetëm një armë, pra nuk ka pasur shkëmbim zjarri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...