21.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe prezanton masat e reja për parandalimin e Covid-19/ Hapja e auditorëve për konsultime dhe sezonin e provimeve

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka prezantuar masat e reja për parandalimin e Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj para Komitetit bëri të ditur se nuk do të ndryshojë ora policore.

Ajo u shpreh se do të hiqet karantina 14 ditore për personat që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa për kthimin e studentëve në auditorë u shpreh se do të bëhet sipas një protokolli të caktuar.

“Kemi një rënie të ndjeshme të shifrave, si dhe një numër të ulët të shtrimeve në spitalet Covid. Vijojmë të kemi një incidencë të ulët, me 26.6 raste për 100 mijë banorë. Kemi një rënie të pozitivitetit total dhe numri i pacientëve të shtruar është ulur në 116 të shtruar, krahasuar me javën e mëparshme. Indikatorë të tillë na sjellin në vmënedje situatën e një viti më parë, ku me masa të forta dhe izolim tërësor patëm një situatë shumë të kontrolluar. Ndërkaq, në këtë vit ja kemi dalë që falë strategjisë sonë dhe masave, që kanë pasur ndikim të padiskutueshëm për gjendjen ku ndodhemi sot. E kemi bërë këtë falë bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të qytetarëve. Po vijojmë me fushatën e vaksinimit masiv. Janë rreth 100 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e vaksinimit. Ndërkohë që vijon me ritme të larta vaksinimi.

“Në çdo hap jemi treguar shumë të kujdesshëm qoftë sa i takon masave të targetuara, apo edhe lirimit të masave. Do të jemi po kaq të kujdesshëm  edhe në këtë moment ku situata konsiderohet e kontrolluar, pasi në plan të parë është shëndeti i popullatës.

Nisur nga situata epidemiologjike, Komiteti i Ekspertëve ka patur një mbledhje dhe ka rivlerësuar masat e marra disa javë më parë. Ka bërë një rivlerësim të situatës në dy vendet fqinje, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, ku vihet re edhe ulja e rasteve. Duke qenë se edhe periudha e festimeve të Pashkëve ishte më i madh,ka vendosur heqjen e masës se karantinës 14 ditore me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në vijim po të vlerësimit të situatës, me kërkesë të ministrisë së Arsimit do të lejohet hapja e auditorëve të universiteteve vetëm për procesin konsultimeve dhe sezonin e provimeve sipas një kalendari të miratuar nga MAS. Universitet do të garantojnë një plan të konsultimeve dhe duke siguruar protokollet.

Do të mbetet në fuqi rregullat e tjera, ndalimi i grumbullimeve dhe ora e lëvizjes nga ora 22:00 -6 të mëngjesit“, tha Manastirliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I rrëmbeu armën policit gjatë shoqërimit, arrestohet 45-vjeçari në Fier

0
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier, ku një 45-vjeçar i arrestuar ka plagosur një efektiv policie pasi i rrëmbeu armën e shërbimit...

Grupi i grabitësve shqiptarë “kapet” në Greqi: Dy të arratisur nga burgu, një tjetër...

0
Një grup grabitësish shqiptarë të armatosur është goditur nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar në fundjavë, ku katër persona përfunduan në pranga,...

Të shtëna me armë në një xhami në Kaliforni, raportohen viktima dhe të plagosur

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Diego, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas...

Meri Shehu paralajmëron javë intensive: “Marsi në Dem sjell tensione, por edhe surpriza të...

0
Astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar një javë të mbushur me zhvillime të forta astrologjike, gjatë emisionit Rudina në Tv Klan. Sipas saj,...

“Terrori” i dyqaneve në Itali merr fund, arrestohet banda shqiptare e grabitjeve seriale

0
Një bandë shqiptarësh, e konsideruar nga autoritetet italiane si “terror” për bizneset e vogla në jug të Italisë, ka rënë në prangat e policisë...