25.4 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Silva Bino: “Aktualisht të gjitha bashkitë e mëdha kanë incidencë të ulët përvec…

Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve se pjesa më e madhe e vendit ka një ulje të incidencës së infektimeve, në gjithë bashkitë e mëdha.

“Aktualisht të gjitha bashkitë e mëdha kanë incidencë të ulët përvec rritjes në bashkinë Lezhë dhe Kukës si bashki të mëdha e disa bashki të tjera të vogla.

Kemi arritur një pikë të pozitivitetit që shkon në 5%, është një element shumë i rëndësishëm në këtë moment që flasim. S’kemi pasur ndonjëherë pozitivitet kaq të ulët, lidhur dhe me numrin e testimeve që po bëhen.

Ky është element që flet për ulje të qarkullimit të virusit në vend“.

Silva Bino pranoi se ka pasur disa persona që janë infektuar pas marrjes së dozës së vaksinës, po asnjëri nuk ka shkuar në spital.

“Nuk shohim raste që shkojnë në spital e janë të vaksinuar deri tani, pra kanë shfaqur forma të lehta, deri tani. Situata po ndiqet, e kur flasim, flasim për të gjitha llojet e vaksinave”, tha ajo.

Shefja e Epidemiologjisë tha se po matet gjithashtu impakiti që ka vaksinimi në gjithë grupmpshat tek raporti i vdekshmërisë nga Covid.

“Ky slide tregon rritjen e numrit të vaksinimit me dozë të parë dhe uljes së numrit të vdekjeve, vdekjet janë më të larta në moshat mbi 60 vjec, pra ka impakt të vaksinimit te numri i vdekjeve. Ky është lajm tepër i mirë.

Besoj që deri në tetor apo në fundvit ne do jemi një vend me mbulesë të lartë vaksinale se shikojmë që ardhja e absorbimi i vaksinave nga sistemi shëndetësor pra dhënia e vaksinimit në qendra shëndetësore, në vende pune, pika të grumbulluara ka bërë që kjo përthithje të jetë shumë e shpejtë prandaj Shqipëria është një nga vendet që quhet sukses në lidhje me këtë program”, tha Bino.

Sipas Binos, Gjirokastra është rrethi me mbulesën më të lartë vaksinale, pasi kjo lidhet e me numrin e popullatës në moshë të thyer që ka ky qark.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...