17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Enkelejda Danaj varroset në Vlorë, pas vrasjes së mizore në Athinë, ish- bashkëshorti nuk lejon djalin

Enkelejda Danaj, 40-vjeçarja e cila u vra mizorisht më 16 maj nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në Athinë, do të varroset sot në Vlorë, në vendlindjen e saj. Familja e saj ka hapur dyert e mortit, ndërsa për të tërhequr trupin, në Greqi ka shkuar babai i 40-vjeçares.

Enkelejda Danaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Artur Dani, i cili e qëlloi të paktën 10 herë me thikë në Menidi dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ata ishin ndarë prej 1 viti e gjysmë, dhe 40-vjeçarja kishte denoncuar të paktën tre herë rastet e dhunës, por ai ishte arrestuar dhe lënë i lirë.

Pas arrestimit, 50-vjeçari tha se nuk ishte penduar, pasi gruaja e tij kishte prej vitesh lidhje jashtëmartesore. “Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook“, tha ai.

Ndërkohë, daja i Enkelejdës ka hapur dyert e mortit, ndërsa mediat greke shkruajnë se 50-vjeçari nuk ka dhënë pëlqimin që djali i tij i mitur të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...