17.5 C
Tiranë
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Ushtria Izraelite zbulon trupat e tre pengjeve Izraelite të vrarë nga Hamasi

Ushtria izraelite deklaroi dje se kishte gjetur në Gazë trupat e tre pengjeve izraelite të vrarë më 7 tetor nga Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Trupat e gjetura janë të 22-vjeçares Shani Louk, 28-vjeçares Amit Buskila, dhe të 56-vjeçarit Itzhak Gelerenter.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se ata ishin vrarë më 7 tetor në jug të Izraelit teksa po iknin nga festivali i muzikës Nova, ku militantët e Hamasit vranë qindra njerëz, dhe se trupat e tyre ishin dërguar në Rripin e Gazës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se “do t’i kthejmë të gjitha pengjet tona, të gjalla dhe të vdekura.”

Ndërkohë, Izraeli ndërmori një sulm ajror në Jenin, në veri të Jordanisë, bëjnë të ditur Forcat e Mbrojtjes Izraelite, citon Haaretz. Sipas burimeve palestineze, sulmi shkaktoi një të vdekur dhe dy të plagosur. Personi i vrarë ishte Islam Hamaisi, një anëtar i grupit militant të Brigadave Jenin, i kërkuar nga izraelitët për vrasjen e një izraeliti në maj të 2023, thanë burimet lokale të cituara nga gazeta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT